Ish-deputeti dhe ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Ramiz Kelmendi ka bërë një rekomandim për presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin dhe kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin që mos të japin dorëheqje nga postet e tyre, deri të ketë vendim të prerë nga Gjykata Speciale.
Ndryshe, ka thënë Kelmendi, çfarëdo veprimi institucional pa marrë vendim të prerë Gjykata, e bënë Serbinë fituese dhe i dobëson institucionet e Kosovës për të përmbyllur pavarësinë dhe implementimin e sajë pa pasoja.
Postimi i plotë i Kelmendit në Facebook:
Veprimet e matura të ushtarëve të UÇK-së në moshë rinore-në kohërat e vështira të luftës në përballje me ushtarakët dhe ushtarët që kryenin dhunime dhe masakra ndajë fëmijëve dhe civilëve në Kosovë
Lufta e UÇK-së e nxitur, në njërën anë nga aparati i Millosheviqit dhe anën tjetër nga vullneti i krijuar me gjenerata për tu çliruar nga gjenocidisti shekullor Serbia, një aparaturë ushtarësh dhe ushtarakësh me grada dhe përvojë dhe duke i dërguar paraprakisht paramilitarët me pagesë nga të gjitha viset e rajonit me qëllimin e vetëm, të shfrenohen kundër kombit shqiptarë.
Si mund të ndjehet një ushtar i UÇK-së, i vetëorganizuar kundrejt masakrës së madhe ndaj tërë familjes Jashari – i matur, agresiv apo luftarak!
Si mundë të ndjehet një ushtar i UÇK-së kundrejt dhunimeve sistematike barbare ndaj nënave dhe motrave – i matur, agresiv apo luftarak!
Vetëm ata ushtarë-familjarë, miq në ato momente të vështira e dinë, si mundë të ndjehet një ushtar i moshës rinore me të 20-at.
Pra, nisur mu nga këto masakra, mu nga ato varreza masive që ishin të vërejtura nga satelitët në hapësirë, mu nga veprimet shtazarake të ushtarëve dhe forcave policore serbe, ndërhyri NATO, por, duhet pasur parasysh se edhe pse liderët e UÇK-së me përvojë të shkurtër gjatë luftës, por jo të pasluftës, u gjendën në frontin e luftës së ftohtë të agjenturave ruso-serbe dhe disa agjenturave tjera, që me të shpejtë vepronin për të dëmtuar imazhin e UÇK-së dhe SHBA-së si mbështetëse e çlirimit të vendit tonë.
Ndoshta këtu filluan gabimet nga lëshimet për përkujdesje profesionale, ndoshta edhe dëshira për të qeverisur dhe sjellë të mira të vendit, i verbëroi strukturat politike për kujdes ndaj këtyre agjenturave.
Sot jemi para konfirmimit të aktakuzave, për çfarë ndaj mendim se do të vërtetohen se janë të pabaza dhe të padrejta, e të nxitura nga Dick Marty. Kjo dhe do vërtetohet se ishin të motivuara dhe financuara nga agjenturat e njohura. Unë besojë në UÇK, besojë në pastërtinë e saj dhe të atyre që e udhëhoqën.
A mos ndoshta të njëjtat agjentura deshën ta njollosin fushatën zgjedhore amerikane duke dashur ta dëmtojnë presidentin Trump që kinse po e pranon në Shtëpinë e bardhë personin kinse të dyshuar për trafikim organesh në njërën anë dhe në anën tjetër duke ndikuar në shpalljen e aktakuzës të pa konfirmuar, e që në të dy rastet do kenë qëllime dëmtimi të fushatës zgjedhore amerikane të presidentit Trump – për të cilën, gjatë kohës së qeverisjes së tij, SHBA-të arritën kulminacionin e politikave ndikuese globale. (Por duhet kujtuar se edhe gjatë qëndrimit zyrtare të presidentit në Ajova dhe takimit të rastësishëm me kandidatin në fushatë zgjedhore të shtetit amerikan, të njëjtin e akuzuan mediat për këtë lloj takimi – dhe kandidati humbi ne zgjedhje).
Zgjedhjet në SHBA janë sensitive dhe të rëndësishme për globin dhe Kosovën, prandaj si duket do pritet që të përfundojnë zgjedhjet në SHBA dhe pastaj të realizohet takimi për marrëveshje – e cila sipas mendimit tim do jetë edhe më e shpejtë dhe më e qëndrueshme.
Mendoj që dorëheqjet institucionale nuk duhet të ndodhin dhe as pranohen deri sa aktakuza nuk merr formën e prerë, ose hidhet poshtë, ose kërkohen fakte shtesë nga ana e Gjykatës.
Më pas veprimet mund të bëhen sipas ligjeve në fuqi të Kosovës ku edhe Gjykata e Hagës është nën këtë juridiksion.
Ndryshe, çfarëdo veprimi institucional pa marrë vendim të prerë Gjykata, e bënë Serbinë fituese dhe i dobëson institucionet e Kosovës për të përmbyllur pavarësinë dhe implementimin e sajë pa pasoja.
SHBA-të janë mbështetësit kryesor të pavarësisë tonë, janë mbështetësit që ndihmuan mbijetesën në trevat tona, lirinë, jetën dhe ekonominë e vendit dhe duke parë këtë, edhe njëherë ftoj të mos dëmtojmë këtë miqësi të ndërtuar nga Presidenti historik Ibrahim Rugova dhe UÇK si vazhduese e kësaj miqësie.
Andaj, kthehuni pak në kohë, pengesat, prolongimet, mosdëgjimet, refuzimet, mosbashkëpunimet dhe masat tjera që janë bërë-gjithnjë kanë për pasojë vetëdëmtimet e liderëve politikë e jo për qytetarët e saj.
Rroftë SHBA dhe Zoti e bekoftë!
Rroftë politika paqësore dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos