Përzgjedhësi i Kosovës, Rami Hadar ka zbuluar listën me lojtarët e grumbulluar për dy ndeshjet që “Dardanët” do t’i zhvillojnë në shkurt.

Në këtë listë do të grumbullohen 17 basketbollistë, listë që më pas do të shkurtohet në 12. Grumbullimi i parë do të jetë më 18 shkurt (e diel).


Për herë të parë me “Dardanët” janë grumbulluar dy basketbollistët e talentuar, Jon Ismajli dhe Norik Binqe. Ismajli luan në Republikën e Çekisë, te skuadra GBA LIONS, kurse Binqe në Kroaci te skuadra Dubrava. Po ashtu për herë të parë do të grumbullohet edhe Jan Palokaj, i cili luan te Golden Eagle Ylli.

Kosova është në grup me Zvicrën, Irlandën dhe Azerbajxhanin.

Rami Hadar

Sfidën e parë “Dardanët” e kanë më 22 shkurt ndaj Irlandës në Prishtinë, derisa sfidën e dytë ndaj Azerbajxhanit më 25 shkurt në udhëtim.

Raundi i parë parakualifikues i Kupës së Botës të Basketbollit FIBA ​​2027 do të luhet në tre dritare më 19-27 shkurt 2024, 18-26 nëntor 2024 dhe 17-25 shkurt 2025, nga një ndeshje në shtëpi dhe jashtë.

Të tre fituesit e grupeve së bashku me skuadrën e renditur më të mirë në vendin e dytë do të kalojnë në raundin e dytë parakualifikues të Kupës së Botës 2027 të FIBA-s, i cili do të luhet në verën e vitit 2025./Telegrafi/ Lista e gjerë e Kosovës:

Screenshot 2024 02 05 173118

telegrafi sport app