Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë, Naser Ramadani, duke u bazuar në rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, tha se IKSHPK rekomandon që personat pa simptome të qëndrojnë në vetëizolim dhe të testohen vetëm të infektuarit si dhe ata me sëmundje të rënda kronike, ose ata që kanë qenë në kontakt të ngushtë me një të infektuar.
Në dokumentin e rekomandimeve të IKSHP-së, thuhet “se rritjen e numrit të rasteve të detektuara në dy javët e fundit si dhe largimin e kufizimeve në lëvizje të qytetarëve të Kosovës, kapacitetet laboratorike janë të kufizuara për testim të çdo kontakti eventual të rasteve të konfirmuara me COVID 19.
REL: Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka rekomanduar Ministinë e Shëndetësisë që të mos testohen rastet e kontaktit, por vetëm ata me simptome?
Ramadani: Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe Komiteti për Sëmundje Ngjitëse i Ministrisë së Shëndetësisë, ka bazuar rekomandimet e OBSH-së për strategjinë e testimit dhe ritestimit laboratorik, dhe në strategjinë e testimit ka rekomanduar prej datës 7 maj përditësimin e ritestimit për Sars-Cov2, duke bazuar edhe testimin për COVID-19 sipas disa kritereve, për shembull:
Pacientët me sëmundje të rëndë respiratore, me shenja koll, ethe, temperaturë, frymëzënje, ose shfaqje e papritur e humbjes së shqisës së nuhatjes ose shijes, ose imazherisë radiologjike, histori udhëtimi në një zonë ku ka pasur vatra të rasteve në 14 ditë të pandemisë, dhe kontakt i ngushtë në 14 ditë me personat që kanë simptome ose të konfirmuar të mundshëm me COVID-19.
Pastaj të gjithë personat që kërkojnë hospitalizim, – apo personat që janë banorë apo anëtarë të stafit në një institucion rezidencial për personat e ndjeshëm, në 14 ditët para fillimit të simptomave.
Duke u nisur nga kriteret e paralajmëruara, rekomandojmë që të testohen të gjitha institucionet në Klinikën Infektive dhe repartet e dedikuara për pacientët me COVID-19, reparti i Pulmologjisë, personat me shenja të infeksionit, kontakte të afërta me personat e infektuar, personat me sëmundje kronike dhe të mushkërive dhe me sëmundje vaskulare dhe cerebro-vaskulare, renale, të mëlcisë, hipertension, diabet dhe të gjitha rastet e dyshuara në instituionet e mbyllura si shkolla, spitale, shtëpi të pleqve dhe burgje, shtetas të Kosovës të cilët udhëtojnë në trajtim jashtë vendit dhe duhet të kenë një dokumentacion përcjellës që kërkohet nga shteti që udhëtojnë, dhe nuk testohen vetëm personat asimptomatik që duhet të qëndrojnë 14 ditë në vetëizolim dhe në rast të shfaqjes së simptomeve duhet të lajmërohen menjëherë.
REL: Cila është arsyeja e dhënies së këtyre rekomandimeve?
Ramadani: Rekomandimet janë së pari rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë që bashkë me Institutin Kombëtar dheme të gjitha shtetet që janë anëtare të OBSH-së rekomandojnë për ndryshime të kushteve të parapërgatitjes, së parandalimit të rasteve me COVID-19 dhe ne i përpilojmë duke u bazuar në situatën epidemiologjike aktuale dhe cdo herë këto evoluojnë. Nuk kemi gjendje statike prej fillimit të pandemisë. Varësisht prej situatës ndryshojnë edhe rrethanat.
REL: A janë duke u bërë testime të mjaftueshme duke marrë parasysh rastet e konfirmuara pozitive me coronavirus?
Ramadani: Për të gjithë qytetarët që kanë indikacione epidemiologjike këto që përmenden në strategjinë tonë, kemi teste të mjaftueshme për testim dhe të gjitha qytetarët me indikacione epidemiologjike testohen.
REL: Pas rritjes së numrit të rasteve a pritet të kthehen masat e izolimit?
Ramadani: Kjo është e nevojshme sipas përkatësisë epidemiologjike dhe udhëzimeve dhe rekomandimeve në kohën e duhur. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri – patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker