Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë së Komunës së Gjilanit, ka shënuar suksese të cilat direkt prekin në krijimin e kushteve më të mira të fermerëve gjilanas, përmes projekteve të ndryshme investive në kultura të ndryshme bujqësore, dhe sipas përllogaritjeve të stafit të kësaj drejtorie, janë punësuar nga 100 – 120 punëtor në pronat e tyre me këtë mbështetje të dhënë.
Me këtë rast drejtori i Bujqësisë, Ramiz Ramadani, në një konferencë me gazetarë, ka thënë se objektivat e punës së planifikuar për këtë periudhë janë arritur plotësisht dhe përfituesit më të mëdhenj janë fermerët e vyeshëm të Gjilanit, që numri i tyre për këtë tremujor është mbi 503, me mbi 100 mijë euro investime.
“Planifikimi i punës vjetore të kësaj drejtorie është arritur plotësisht deri në këtë fazë dhe falë mbështetjes së kryetarit të Komunës së Gjilanit dhe donatorëve e partnerëve tanë dhe të bujqësisë së Gjilanit”, ka thënë Ramadani.
Ai tha se gjatë ditës së djeshme është realizuar projekti i bashkëpunimit me agjencionin turk TIKA, nga i cili projekt kanë përfituar 40 bujq me mekanizim bujqësor në një vlerë financiare prej 30 mijë euro, gjithashtu, janë realizuar edhe disa projekte me shumë rëndësi për zhvillimin agrar.
“Me donatorin dhe partnerin tonë të TIKA, kemi arritur që bujqve të Gjilanit t’u sjellim donacionin nga i cili kanë përfituar 40 fermerë me mekanizim bujqësor. Gjithashtu, kemi publikuar listën e përfituesve për konstruksione të serrave, ku përfitues kemi 20 fermerë në një vlerë prej 23 mijë e 400 euro”, ka thënë ai.
Drejtori Ramadani ka thënë se gjatë muajit shkurt, fermerët janë njoftuar për skemën e subvencioneve dhe granteve të MBPZHR dhe nga zyrat e kësaj Drejtorie, kanë marrë asistencë për konkurrim në këto grante.
“Kemi ofruar asistencë për aplikimin dhe informimin e fermerëve për subvencionet që ka ndarë MBPZHR, por gjithashtu kemi ndihmuar ata edhe për plotësimin e aplikacioneve edhe për mini-grante që ndanë organizata HELP”, ka thënë drejtori i Bujqësisë në Gjilan.
Në konferencën e sotme, drejtori Ramadani ka përmendur edhe projektin e subvencionimit të mjedrës, i cili është i pari në historinë e Gjilanit të pasluftës.
“Pas shqyrtimit të aplikacioneve të fermerëve, kemi përzgjedhur 39 përfitues me sipërfaqe prej 10 hektarë. Implementimi i fazës së parë të këtij projekti ka filluar javë më parë. Faza e dytë do të realizohet në vjeshtë dhe vlera e këtij investimi është 60 mijë euro. Vlerësojmë se me këtë investim sigurohen minimum 100 deri 120 vende të reja të punës”, ka thënë drejtori Ramadani.
Poashtu, i pari i bujqësisë në Gjilan tha se 406 fermerë kanë përfituar nga subvencionet për mbjellje pranveror, i cili kap shumën e 13 mijë e 800 euro, e ku përfshihen 320 hektarë.
Përpos këtyre projekteve, në proces të implementimit është edhe projekti i centrifugave elektrike për nxjerrjen e mjaltit, pajisja e blegtorëve me makina mjelëse lëvizëse dhe shtrimi i rrugëve të arave.
Ndërkaq, në sektorin e pylltarisë, Ramadani është shprehur se është punuar me intensitet dhe vigjilencë.
“Gjatë kësaj periudhe kemi ngritur 85 fletëparaqitje, prej të cilave, 68 për kundërvajtje, 10 janë dërguar në gjykatë dhe shtatë për transport. Në koordinim me Drejtorinë Rajonale të Pylltarisë, kemi planifikuar që të bëjmë rrallimin e 20 hektarëve, dhjetë në majën e gjelbër dhe dhjetë hektarë në pjesën e Karadakut”, përfundoi drejtori i Bujqësisë në Gjilan, Ramiz Ramadani. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Oferta që nuk duhet të humbisni - 3000€ zbritje, 0% interes dhe 7 vjet garancion në Kia Sportage Automatik

A jeni gati për të zbuluar potencialin e plotë të punonjësve tuaj? Bashkëpunoni me Atifete Xhemaj dhe shikoni biznesin tuaj të rritet!

EA7 hap dyqanin e parë në Kosovë dhe prezanton koleksionin Pranverë/Verë 2025

Sëmundja “Afta Epizootike”, AUV ndalon importin e kafshëve të gjalla dhe produkteve të tyre nga Hungaria

KESCO njofton për aplikimin e tarifës verore që nga nesër

Fitoni një udhëtim në Maltë për dy persona me Teltrip!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Bashkimi Evropian “72 orë përgatitje për luftë”: Ekspertët tregojnë se çfarë duhet të bëjë Shqipëria

Nesër vihet gurthemeli i megaprojektit të shoqatës "Jetimat e Ballkanit" - Qendër për Rehabilitim dhe Arsimim

Ndahet çifti shqiptar, grimeri Mario Dedivanoviç dhe balerini Kris Dalipi

Ledioni humb durimin ndaj Eglit, i bërtet teksa e thërret pa ndalur emrin e saj gjatë debatit me Rozanën

Skandali i VAR-it në ndeshjen e Barcelonës, ish-gjyqtari: Shqetësuese, joreale, e pabesueshme

Dikur një “qytet i artë”, sot i vjen era vdekje