LAJMI I FUNDIT:

Ramadani: Kishim raste edhe për të fituar, i kënaqur me angazhimin e futbollistëve

Ramadani: Kishim raste edhe për të fituar, i kënaqur me angazhimin e futbollistëve

Gjilani ka humbur derbin e dytë sezonal ndaj Dritës, kësaj radhe me rezultat minimal 1-0.

Ka qenë një ndeshje shumë interesante me raste të mira shënimi, por në fund bardhekaltërtit shënuan fitore që i dërgon ata në krye të tabelës.

Trajneri i Gjilanit, Zekirija Ramadani tha se kishin raste për ta fituar derbin, por nuk ia dolën dhe se është i kënaqur me angazhimin e futbollistëve të tij.


“Në derbin të cilin e humbëm thellë, nuk kishim asgjë. Ajo humbje pati ardhur për shkak se ishim më të dobët se Drita. Sot kishim rastet për ta fituar derbin, por që nuk ia dolëm”.

“Jam i kënaqur me angazhimin, ndonëse fillimi nuk ishte i mirë. Nuk duhej ta nisnim ndeshjen ashtu, duhej ta kishim freskinë dhe posedimin e topit”.

Drita fiton derbin ndaj Gjilanit, është lider i ri në Albi Mall Superligë
Lexo po ashtu Drita fiton derbin ndaj Gjilanit, është lider i ri në Albi Mall Superligë

“Nuk e nënvlerësuam aspak këtë derbi. U futëm me lojtarët më të mirë që i kemi në dispozicion, nuk ia dolëm dhe ashtu siç shkuan punët, do të kënaqeshim edhe me një pikë”.

“Kemi për tre ditë edhe një ndeshje të vështirë. Por, ne jemi rrugës për në Evropë, jemi brenda objektivit. Nuk jemi komod, por jemi më të qetë”, ka thënë Ramadani pas ndeshjes. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

Liga e Kampionëve
De Laurentiis i gatshëm ta shkëmbejë Osimhenin me yllin e Man United

De Laurentiis i gatshëm ta shkëmbejë Osimhenin me yllin e Man United

Premier League
Coutinho bëhet kandidat për

Coutinho bëhet kandidat për "Golin e Vitit" - shënon një 'perlë' nga distanca

Ligat tjera
Real Sociedad dhe Manchester United ndalën ndeshjen për disa momente që Aguerd dhe Mazraoui të bënin Ramazan

Real Sociedad dhe Manchester United ndalën ndeshjen për disa momente që Aguerd dhe Mazraoui të bënin Ramazan

Milani pritet të zgjedhë trajnerin e ri italian, dalin emrat e shtatë kandidatëve

Milani pritet të zgjedhë trajnerin e ri italian, dalin emrat e shtatë kandidatëve

Serie A
Ancelotti ende nuk mund ta besojë çfarë paraqitje ka bërë një lojtar i Real Madridit përballë Atleticos

Ancelotti ende nuk mund ta besojë çfarë paraqitje ka bërë një lojtar i Real Madridit përballë Atleticos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori