LAJMI I FUNDIT:

Ramadani deklarohet pas barazimit të Prishtinës me Arbërinë

Ramadani deklarohet pas barazimit të Prishtinës me Arbërinë

Trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani është deklaruar pas barazimit 1-1 me Arbërinë në javën e dytë të Superligës së Kosovës.

Strategu i bardhëkaltërve deklaroi se ky barazim i tyre do të jetë një mësim i mirë, mirëpo gjëja pozitive për të ishte numri i madh i rasteve të krijuara.

“Ky barazim do të jetë një mësim i mirë për ne. Nga kjo ndeshje ne kemi nxjerrë shumë mësime për ndeshjet e radhës”, ka thënë Ramadani për “ArtSport”.


Arbëria befason edhe Prishtinën - ia merr një pikë të artë
Lexo po ashtu Arbëria befason edhe Prishtinën - ia merr një pikë të artë

“Megjithatë mua më gëzon fakti që në këtë ndeshje krijuam mundësi të shumta për shënim dhe jam i bindur që goli do të vije në ndeshjet e radhës, pasi që kemi brenda skuadrës futbollistë me kualitet shumë të lartë që dinë ta gjejnë rrjetën shpejtë”.

“Është ende herët dhe kemi kohë për t’u përmirësuar. E thash që brenda skuadrës kemi individ m shumë eksperiencë, por që na duhet pak kohë. Brenda pak xhirosh besoj që do të jemi brenda objektivave”, përfundoi Ramadani.

Prishtina pas xhiros së dytë është lider me katër pikë, aq sa ka edhe Arbëria në të dytin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Benzema shpërfilli Ronaldon dhe Messin kur emëroi 'lojtarin më të mirë në histori'

Benzema shpërfilli Ronaldon dhe Messin kur emëroi 'lojtarin më të mirë në histori'

Ndërkombëtare
Gareth Bale parashikon fituesin e Topit të Artë të vitit 2025 - përjashton Salahun

Gareth Bale parashikon fituesin e Topit të Artë të vitit 2025 - përjashton Salahun

Ndërkombëtare
Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Bundesliga
Man City identifikon zëvendësuesin e Ederson, bisedimet kalojnë në faza të avancuara

Man City identifikon zëvendësuesin e Ederson, bisedimet kalojnë në faza të avancuara

Premier League
Lojtari i Real Madridit nuk do të luajë më këtë sezon për klubin pas vendimit të Ancelottit

Lojtari i Real Madridit nuk do të luajë më këtë sezon për klubin pas vendimit të Ancelottit

La Liga
Ronaldo i bën të gjitha në fitoren e Al Nassr - shënon gol, fiton penallti dhe ia lë Sadio Manes

Ronaldo i bën të gjitha në fitoren e Al Nassr - shënon gol, fiton penallti dhe ia lë Sadio Manes

Ligat tjera
Kalo në kategori