LAJMI I FUNDIT:

Ramadani: Asgjë nuk ndryshoi nga ardhja e Johannes Hahn

Ramadani: Asgjë nuk ndryshoi nga ardhja e Johannes Hahn

Vizita e eurokomisarit, Johanes Hahn, aspak nuk e ndryshoi situatën në Maqedoni, por ajo që la të kuptohet nga deklaratë e tij ishte se Maqedonia nuk duhet të shkoj në zgjedhje të reja, sepse kjo mund ta thelloj krizën në vend. Vlerëson analisti Ismet Ramadani. Sipas tij, vizita e Hanit tregoi që partitë poltike duhet të vetëdijesohen dhe të marrin punën me seriozitet për ta formuar qeverinë sepse në këtë mënyrë Maqedonia edhe më tutje po zhytet në krizë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Mendoj se porosia e Hanit ishte shumë e qartë, nuk ka kohë të pritet sepse definitivisht duhet të jemi të vetëdijshëm se shteti po futet gjithnjë në krizë më të madhe dhe nëse zgjatet formimi i qeverisë mendoj se nuk është mirë. Unë mendoj se ai në këtë deklaratë ai më shumë moralizoi duke i porositur partitë parlamentare që të vetëdijesohen definitivisht, ta kuptojnë seriozitetin e situatës në Maqedoni dhe ndoshta është sipas tij koha që ti kthehen përgjegjësisë ndaj qytetarëve, ndaj shtetit dhe n daj strukturave të veta partiake”, deklaroi për televizionin Shenja analisti politik Ismet Ramadani./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
Kjo është gjendja e nxënësve të aksidentuar dje në Vushtrri

Kjo është gjendja e nxënësve të aksidentuar dje në Vushtrri

Lajme
Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Lajme
Gjenerali i Ushtrisë së SHBA-së takohet me Enrico Barduanin, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

Gjenerali i Ushtrisë së SHBA-së takohet me Enrico Barduanin, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori