LAJMI I FUNDIT:

Rama: Zgjedhje të parakohshme nëse opozita fiton më 30 qershor në zgjedhjet lokale

Rama: Zgjedhje të parakohshme nëse opozita fiton më 30 qershor në zgjedhjet lokale

Opozita proteston prej më tepër se një muaji dhe madje ka “djegur” mandatet e deputetëve, pasi kërkon zgjedhje të parakohshme me qeveri tranzitore, pa Ramën si kryeministër.

Në fjalën e tij, ku prezantoi Veliajn si kandidat për një tjetër mandat në bashkinë e Tiranës, kryeministri pati edhe një sfidë për opozitën.

Ai deklaroi se zgjedhjet e qershorit do të zhvillohen edhe pa ata, ndërsa u zotua se do të çojë vendin në zgjedhje të parakohshme, nëse opozita do të marrë qoftë edhe një bashki më shumë se ata, më 30 qershor.


“Nëse ju në zgjedhjet e 30 qershorit, do fitoni një bashki më shumë se ne. Jemi të gatshëm të shkojmë në zgjedhje të parakohshme. E di që ju s’do e pranoni këtë sfidë. Ju se mundni dot PS as në Kukës dhe as në Skrapar, dhe lerë pastaj në të gjithë Shqipërinë”, tha Rama.

Kryeministri më pas u bëri thirrje ehe një herë bllokut opozitar, që të rikthehen në tryezë, për të punuar për reformën në drejtësi.

“Unë e kam një ftesë për ju, jeni ju që ja keni rrokanisur kokën ndërkombëtarëve për reformën zgjedhore. Hajdeni ulemi ta miratojmë së bashku atë reformë, të biem dakord t’i eksperimentojmë në disa zona edhe votimin, edhe numërimin elektronik. Me që keni shumë qejf shit-blerjen e votës, do miratojmë çdo masë që do propozojë në Parlament doktoresha e shit-blerjes së votës. Ne i votojmë vetë në Parlament me deputetë e rinj që ju i keni zgjedhur”, shtoi Rama, shkruan Top Channel.

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori