Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka vizituar Qendrën Mjekësore Sheba në Tel Aviv të Izraelit e cilat renditet në vendin e 8-të në botë, me të cilën qeveria shqiptare po jetëson marrëveshjen e partneritetit me QSUT, duke nisur nga Onkologjiku.
Sipas njoftimit të Kryeministrisë, tanimë ekipi i Sheba dhe ekipi shqiptar kujdesen bashkarisht, për të vazhduar me ngritjen në QSUT, të qendrës së Sheba-s për inovacionin dhe inteligjencën artificiale.
Rama u prit nga drejtues dhe mjekë të Qendrës, të cilët i shpjeguan kreut të qeverisë mënyrën e funksionimit të saj.
“Nëse doni të bëni një revolucion, besojini të rinjve, sepse ata janë të bindur dhe e dinë se çfarë bëjnë dhe janë ata, të cilët po drejtojnë pikërisht një pavion të ri urgjence sot me pacientë të vërtetë.” – u shpreh një nga përfaqësuesit e Qendrës, – i cili ftoi Kryeministrin Rama të ndiqte një demonstrim të mënyrës sesi pacientët orientohen përmes Inteligjencës Artificiale.
“Ky pavion urgjence punon me pacientë të vërtetë, ku pacienti vjen dhe nuk e takon mjekun. Doktori sot do të jetë pacienti ynë për sot, dhe çfarë ndodh në jetën reale është që pacienti ynë hyn, jep emrin dhe të dhënat e identitetit dhe fillon të bëjë bisedën me doktorin që është “Asistenti Virtual Mjekësor”. Asistenti virtual di të gjithë historikun e pacientit dhe bën pyetjet e duhura përse ka ardhur këtu.” – shpjegoi procesin një nga mjekët e rinj të Qendrës.
Ndërkohë që përfaqësuesi i SHEBA theksoi se teknologjia tejet moderne e përdorur, është një ndihmesë shumë e madhe për mjekët, pasi redukton ngarkesën e tyre të përditshme, si dhe një benefit shumë i madh për pacientët, të cilëve u ofrohet një shërbim nga më të specializuarit.
“Mjekët harxhojnë kohën shumë duke marrë informacione dhe në këtë sistem kur vjen pacienti, asistenti virtual di të gjithë historikun në sekonda, sepse nuk ka një mënyrë se si një tru njerëzor mund ta bëjë këtë. Ne nuk mund ta shikojmë të gjithë procesin, por pas bisedës, sistemi do të rekomandojë imazherinë, laboratorin, edhe ekzaminimin fizik mjekësor që duhet të bëjë dhe në fund, të përmbledhë të gjithë historikun e pacientit se çfarë ka dhe çfarë duhet të bëjë në të ardhmen, qoftë për hospitalizim dhe nëse mund ta dëgjoni vetë.
Dhe pasi përfundon marrjen e historikut, vetë sistemi përcakton për marrjen e analizave në laborator, sepse mjeku normalisht është nën stres gjatë gjithë kohës dhe pikërisht sistemi e di se në çfarë duhet të bëjë laboratori. Dhe më pas e dërgon pikërisht edhe tek imazheria dhe aty merren vendimet më pas dhe mund të mendosh që ne ndoshta jemi të guximshëm dhe jemi. Njerëzit normalisht të thonë që mos e nis gjithçka me sistemin, prandaj ne e vëmë mjekun këtu dhe ulen këtu, dhe kjo është qendra e komandimit ata bëjnë mbikëqyrjen dhe vëzhgimin, sepse nuk kemi aq guximtarë që të bëjmë gjithçka vetëm nëpërmjet makinerisë, por në fillim dhe ne jemi vendi i parë në botë që të trajtojmë pacientë të vërtetë realë në pavionin e urgjencës nëpërmjet Inteligjencës Artificiale, por e bëjmë nën mbikëqyrjen njerëzore.
Pra, kemi shpenzuar shumë para, në mënyrë që të vëmë mjekët këtu, por nëse ia arrijmë në një vit, që të provojmë që sistemi merr vendime, ashtu si njerëzit dhe nuk bën gabime më shumë sesa njerëzit, ne mund të eliminojmë nevojën e mjekut dhe ky është një sistem shumë efiçent.
Tani njerëzit më thonë, është një ndryshim i vogël, por për ne është ndryshim i madh që nëse ne mund të reduktojmë këtu 30% ngarkesën e mjekëve dhe këtu kemi 800 pacientë për çdo ditë. Nëse 30 apo 40% arrijmë ta reduktojmë ngarkesën e mjekut, mund t’i arrijmë, dhe ky është një fillim shumë i mirë.” – shpjegoi përfaqësuesi i Qendrës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Pasuria e Memli Krasniqit: Kriptovaluta mbi 200 mijë euro, banesë, shtëpi...

Pasuria e Glauk Konjufcës, një banesë në pronësi të tij dhe dy banesa e një shtëpi në pronësi të prindërve

Hekuran Muratit i rritet vlera e aksioneve në "Tesla" dhe Netflix

Çka deklaruan para gjykatës të dyshuarit për vrasjen e rreshterit Lika?

"Piktura në vlerë 4 milionë euro", Pasuria e Përparim Ramës: Prona milionëshe në Kosovë dhe Londër, aksione, objekte me qera...

Tahiri: Kurti po i mban peng opozitën dhe Limajn

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Pasuria e Memli Krasniqit: Kriptovaluta mbi 200 mijë euro, banesë, shtëpi...

Tifozët e Barcelonës reagojnë për paraqitjen e Ansu Fatit ndaj Mallorcas - kanë kërkesë për Hansi Flick

Brenda tunelit prej rreth 7 miliardë eurosh nën Detin Baltik midis Danimarkës dhe Gjermanisë

Pasuria e Glauk Konjufcës, një banesë në pronësi të tij dhe dy banesa e një shtëpi në pronësi të prindërve

Hekuran Muratit i rritet vlera e aksioneve në "Tesla" dhe Netflix

Provokim apo rastësi? Pas Gjestit, edhe Jozi publikon video duke u shëtitur në 'Lamborghini'