LAJMI I FUNDIT:

Rama vazhdon të mbrojë Veliajn: U dha arrest me burg pa qenë i pandehur, prokurori nuk ka provat e mjaftueshme

Rama vazhdon të mbrojë Veliajn: U dha arrest me burg pa qenë i pandehur, prokurori nuk ka provat e mjaftueshme

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama doli sërish “sy m’sy” me popullin mëngjesin e së martës, duke vazhduar të flasë për Erion Veliajn dhe SPAK-un.

Kreu i qeverisë e nisi duke shpjeguar ndryshimin mes të dyshuarit dhe të pandehurit.

“Ndryshimi mes të dyshuarit dhe të pandehurit. I dyshuari është dikush për të cilin edhe vetë prokuroria e di që nuk i ka provat e mjaftueshme për të kërkuar burgosjen e tij. Ndërsa i pandehuri është dikush për të cilin prokurori kërkon burg duke i thënë gjykatësit se ka prova dhe duhet të nisë gjyqi. A e dini që kreu i Bashkisë së Tiranës, për të cilin u dha masa arrest me burg, nuk është i pandehur? Prokurori nuk i ka provat e mjaftueshme, por, sipas tij, ka dyshimet e mjaftueshme. Që të jemi shumë të qartë, për të gjithë ata që thonë se u tërbua Edi Rama, iu vërsul SPAK-ut, them se nëse nuk mbroni Ramën në betejën e tij me PS, nuk ka SPAK. Kjo është e qartë. As nuk do kishte dhe as nuk ka, sepse “bufi i kënetës” e ka thënë: më jepni votën që të shkrij SPAK-un! Unë dhe PS e garantojmë SPAK-un”, tha Rama.


“Unë nuk kontestoj ndonjë provë, duke iu kundërvënë SPAK-ut. Por, statusi i Erionit si person i dyshuar dhe jo i pandehur. Unë kam kërkuar të më japin vetëm një paragraf nga ajo dosje që tregon se kreu i Bashkisë ka kryer ndonjë veprim në thyerje të ligjit”, shtoi Rama.

Më pas, kryeministri pyeti ndjekësit nëse i duket normale që një kryetar bashkie në detyrë të merret nga zyra dhe të çohet në burg pa gjyq?

“Sado të mëdha të jenë dyshimet, prapë janë të pamjaftueshme për të ngritur një akuzë. Si mund të quhet sulm ndaj SPAK-ut ky, kur po ngre një problem që është kaq parimor?”, tha Rama. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Problemet që u shfaqën me rezultatet preliminare, kryetari i KQZ-së e njoftoi Osmanin se janë në pritje të raportit përfundimtar nga institucionet e sigurisë

Problemet që u shfaqën me rezultatet preliminare, kryetari i KQZ-së e njoftoi Osmanin se janë në pritje të raportit përfundimtar nga institucionet e sigurisë

Lajme
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Lajme
Bandat shqiptare dominojnë tregun e drogës në Britani, përveç një qyteti të madh ku e kanë të pamundur të depërtojnë

Bandat shqiptare dominojnë tregun e drogës në Britani, përveç një qyteti të madh ku e kanë të pamundur të depërtojnë

Lajme
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Lajme
Vrasja në Skenderaj, të arrestuarit janë babë e bir

Vrasja në Skenderaj, të arrestuarit janë babë e bir

Kronika e Zezë
Rama kthen në humor goditjen e tavolinës

Rama kthen në humor goditjen e tavolinës

Lajme
Kalo në kategori