LAJMI I FUNDIT:

Rama: Do të nënshkruajmë marrëveshje me hotele që të strehohen të gjitha familjet e mbetura pa çati

Rama: Do të nënshkruajmë marrëveshje me hotele që të strehohen të gjitha familjet e mbetura pa çati

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë një reagim për tërmetin e fuqishëm që goditi sot Shqipërinë, duke marrë deri më tani 20 jetë njerëzish dhe duke shembur shumë ndërtesa.

Kreu i qeverisë ka njoftuar se do të nënshkruhet një marrëveshje me strukturat hoteliere të Durrësit, Kavajës dhe Vlorës për të strehuar të gjitha familjet që kanë mbetur pa shtëpi, pasi tërmetit të fuqishëm që goditi Shqipërinë mëngjesin e sotshëm.

“Dimri nuk kalohet dot as nën qiell të hapur e as në tenda, prandaj qeveria do të nënshkruajë një marrëveshje me strukturat hoteliere të Durrësit, Kavajës dhe edhe Vlorës po të jetë nevoja, që të gjitha familjet e mbetura pa çati, të strehohen në kushte optimale, të shërbehen në kushte optimale, t’i kalojnë edhe festat e fundvitit në kushte optimale bashkë me fëmijët e tyre, ndërsa këta të fundit jo vetëm të mos jenë të detyruar të braktisin shkollën asnjë ditë, po edhe të mësojnë në kushte optimale #ShqipëriSolidare???”, shkruan Rama. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Lajme
Nën thirrjet “UÇK, UÇK” - Thaçi largohet nga QKUK pas disa orësh qëndrimi me babanë

Nën thirrjet “UÇK, UÇK” - Thaçi largohet nga QKUK pas disa orësh qëndrimi me babanë

Lajme
Një i vdekur dhe shtatë tjerë të lënduar në një aksident trafiku në Vushtrri

Një i vdekur dhe shtatë tjerë të lënduar në një aksident trafiku në Vushtrri

Kronika e Zezë
Thaçi brenda QKUK-së, qytetarët e presin atë jashtë Klinikës Interne

Thaçi brenda QKUK-së, qytetarët e presin atë jashtë Klinikës Interne

Lajme
Kërcënimi i fshehur i spiunazhit: Përpjekje për ta bërë Kosovën

Kërcënimi i fshehur i spiunazhit: Përpjekje për ta bërë Kosovën "jofunksionale"

Siguri
Aktakuza për 'Rastin Banjska', Apeli konfirmon vendimin e Themelores

Aktakuza për 'Rastin Banjska', Apeli konfirmon vendimin e Themelores

Drejtësi
Kalo në kategori