Kryeministri Edi Rama duket i shqetësuar nga iniciativa e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për monitorimin e krimeve zgjedhore.
Gjatë fjalës së tij në rubrikën “Sy më sy”, Rama ka shprehur kundërshtinë e tij lidhur me iniciativën e SPAK, Prokurorisë së Përgjithshme, Policisë së Shtetit dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për ngritjen e strukturave që synojnë monitorimin e krimeve zgjedhore.
Kreu i qeverisë deklaroi se është kategorikisht kundër çdo forme survejimi të partive politike gjatë procesit zgjedhor dhe kërkoi që çdo lloj survejimi në terren i partive politike të ndalet menjëherë.
“Drejtësia duhet të jetë e pavarur dhe institucionale, duke respektuar të drejtat e njeriut. Profesionalizmin në drejtësi duhet ta konsolidojmë të gjithë së bashku. Nuk mund të justifikohen qasje dhe metoda të sigurimit të shtetit nga drejtësia. Pushtetet janë të ndara dhe nuk mund të cenohen të drejtat e pushtetit ekzekutiv. Nuk mund të survejohen partitë politike në proces elektoral. Unë uroj që kjo të jetë një lajthitje e momentit dhe që menjëherë të ndalet çdo lloj survejimi në terren,” deklaroi Rama.
Më tej, ai e cilësoi një praktikë të papranueshme monitorimin e partive politike, duke e krahasuar atë me kohë të errëta të së kaluarës.
“Nuk mundet kurrë që të kthehemi pas në kohëra kaq të errëta, ku ata që merren me politikë survejohen. Përpjekja për të luftuar krimet elektorale duhet të bëhet duke respektuar rolin kushtetues të secilit institucion. Çdo dalje nga këto pozicione përbën një ndërhyrje flagrante në liritë dhe të drejtat politike të qytetarëve dhe përfaqësuesve të tyre,” theksoi ai.
Megjithatë, Rama shtoi se mbështet institucionet e drejtësisë në përmbushjen e detyrës së tyre kushtetuese.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ministria e Shëndetësisë: Dy të lënduar nga “Pulse” dje janë lëshuar në mjekim shtëpiak, nuk ka lëshime tjera të planifikuara për fundjavë

Qytetarët e Koçanit marshuan sërish për tragjedinë në “Pulse”, u kërkua drejtësi për viktimat

Nis “faza B” për votën e diasporës: Pas vulosjes, fletët e votimit personalizohen për çdo votues

Tahiri jep detaje nga dialogu: I bërtita Vuçiqit “të paska ra malli për NATO-n”, përfundoi në spital nga tensioni

Tentoi të arratisej dy herë me helikopter: Alket Rizai kërkesë gjykatës për t’u liruar nga burgu, dy herë i dënuar me burgim të përjetshëm

Prokuroria zvicerane me detaje për tragjedinë e çiftit nga Kosova: Autori fillimisht ishte përballur me pronaren e shtëpisë

Presidenti i Sierra Leones demanton Serbinë për “ç’njohje”, thotë se do të forcojnë lidhjet me Kosovën

Arrestohet një person për shtytje në vetëvrasje, lidhur me vdekjen e dyshimtë në Lakrishtë

Kthesë dramatike për vrasjen e Erjon Pelivanit: 19-vjeçarja falsifikoi mesazhet, detyroi babanë të vriste dajën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Tragjedia e familjes nga Malisheva, detaje të reja nga vrasja e dyfishtë në Zvicër që la katër fëmijë jetim

Katër ditë para seancës, LVV në kërkim të numrave - mungojnë dy vota për qeverinë e re

Trump kishte pesë qëllime me tarifat - a ka arritur ndonjë prej tyre?

"Turqia është e gatshme të marrë përgjegjësinë për sigurinë evropiane", deklaron Erdogan

Salah mbajti një orë jashtëzakonisht të rrallë gjatë nënshkrimit të kontratës së re – ajo mund të blihet vetëm në disa vende

Projekt-rezoluta amerikane: Të ndalet pandëshkueshmëria e krimeve seksuale nga forcat serbe