Rama së bashku me Peter Murray eksplorojnë qytetin përmes "Prishtina Bikes"

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se sot bashkë me Peter Murray ka eksploruar qytetin përmes “Prishtina Bikes”, një nismë që përkrah transportin e gjelbër dhe jetesën aktive në kryeqytet.
Rama thotë se Peter Murray është një nga zërat më me ndikim në Mbretërinë e Bashkuar për zhvillimin urban të qëndrueshëm dhe përdorimin e biçikletave si pjesë e përditshmërisë në qytet.
"Si arkitekt dhe themelues i “New London Architecture”, ai ka ndikuar fuqishëm në politikat publike që promovojnë qytete më të pastra", ka shkruar Rama në Facebook, transmeton Telegrafi.
Ai ka shtuar tutje se ky takim forcon lidhjet tona me Mbretërinë e Bashkuar dhe hap rrugë për bashkëpunime të reja që e bëjnë Kryeqytetin një shembull të inovacionit urban./Telegrafi/

















































