LAJMI I FUNDIT:

Rama pritet të marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Davosit

Rama pritet të marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Davosit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama pritet të niset për në Davos javën e ardhme, ku do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik që do të mbahet atje në datat 16 deri më 20 janar 2023.

Mësohet se, i pranishëm në këtë takim do të jetë edhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ndërsa pritet edhe konfirmimi i pjesëmarrjes së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, raporton A2 CNN.

“Bashkëpunimi në një botë të fragmentuar”, do të jetë tema e forumit, ku do të marrin pjesë më shumë se 2700 liderë nga 130 vende. Takimi vjen ndërsa krizat e shumta thellojnë ndarjet dhe copëtojnë peizazhin gjeopolitik.


Udhëheqësit duhet të adresojnë nevojat e menjëhershme duke hedhur gjithashtu bazat për një botë më të qëndrueshme dhe më elastike deri në fund të dekadës. Çështjet që pritet të diskutohen janë krizat ekonomike, energjetike dhe ushqimore.

Programi i Takimit të 53-të vjetor fokusohet në zgjidhjet dhe bashkëpunimin publik-privat për të trajtuar sfidat më urgjente të botës.

Në takim do të jenë edhe Kancelari gjerman Olaf Scholz, Kryeministri holandez Mark Rutte, Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, si dhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Hajna, hajna", deputeti Abazi i drejtohet pushtetit pas adresimit të presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
Osmani kritika për BE-në lidhur me dialogun: Për Kosovën, nënshkrimi i presidentit të Amerikës është më i rëndësishëm se ai i Serbisë

Osmani kritika për BE-në lidhur me dialogun: Për Kosovën, nënshkrimi i presidentit të Amerikës është më i rëndësishëm se ai i Serbisë

Lajme
Kadriaj me pankartë në Kuvend: Fitore Pacolli 200 mijë euro, gratë e Krushës 0 euro

Kadriaj me pankartë në Kuvend: Fitore Pacolli 200 mijë euro, gratë e Krushës 0 euro

Lajme
Vrasja e 14-vjeçarit, prindërit me lot në sy protestojnë pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë

Vrasja e 14-vjeçarit, prindërit me lot në sy protestojnë pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë

Lajme
Osmani kritikon keqpërdorimin e aleatëve për interesat politike: Vënia në rrezik e tyre cenon mbrojtjen e Republikës

Osmani kritikon keqpërdorimin e aleatëve për interesat politike: Vënia në rrezik e tyre cenon mbrojtjen e Republikës

Lajme
Shala kërkon shtyrjen e seancës për caktimin e urdhrit për dëmshpërblim ose të mos marrë pjesë

Shala kërkon shtyrjen e seancës për caktimin e urdhrit për dëmshpërblim ose të mos marrë pjesë

Drejtësi
Kalo në kategori