LAJMI I FUNDIT:

Rama prezanton planin, kështu pritet të duket Spitali i Prishtinës

Rama prezanton planin, kështu pritet të duket Spitali i Prishtinës

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka shpalosur ‘Projektin e Fizibilitetit për Spitalin e Përgjithshëm të Prishtinës’.

Në një postim në Facebook, Rama ka publikuar pamjet se si pritet të duket ky spital, në të cilin siç ka thënë, do të ofrohen shërbime gjithëpërfshirëse spitalore të përzgjedhura.

“U mblodhëm në tryezë bashkë me Drejtorin e Shëndetësisë, Dr. Izet Sadiku, Ministrin e Shëndetësisë, Prof. Rifat Latifi, Shkëlqesinë e Saj, Ambasadoren jorezidente të Emirateve të Bashkuara Arabe në Kosovë, znj. Nabila AlShamsi, Koordinatorin e TIKA-s Turke në Kosovë, z. Cihan Dinçer dhe miq e partnerë të tjerë për të shpalosur ‘Projektin e Fizibilitetit për Spitalin e Përgjithshëm të Prishtinës’, të realizuar nga Kompania ICME”, ka shkruar i pari i Prishtinës.


Prezantohet plani për Spitalin e Prishtinës
Lexo po ashtu Prezantohet plani për Spitalin e Prishtinës

Ndërsa, ministri Latifi, një ditë më parë tha se bashkërisht me kryetarin Rama kanë filluar tashmë të diskutojnë për këtë projekt.

Ai derisa shpalosi disa nga prioritet e tij, theksoi se shëndetësia kosovare ka nevojë për investime në infrastrukturë.

Latifi tha se modernizimi i SHSKUK-së, është tejet i nevojshëm për të ofruar kushte më të mira për trajtim të pacientëve, por edhe për stafin shëndetësor.

“Kujdesi në spitalin tonë është i mrekullueshëm, por infrastruktura në spitalet tona ku shërohen pacientët, ku punojnë ditë e natë punëtorë shëndetësor ka vend për rindërtim, për tu krijuar në fillim pacientëve por edhe personelit hapësirë dinjitoze ku bëhet puna e mrekullueshme e mjekëve dhe infermierëve tanë”, u shpreh Latifi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Lajme

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Lajme
Kalo në kategori