Trajneri i Drenicës, Fadil Rama, e ka komentuar humbjen e thellë të skuadrës së tij në ndeshjen e zhvilluar si mysafirë të Ballkanit.

Të zgjedhurit e tij pranuan pesë gola në Suharekë, ndërsa strategu e ka shpjeguar atë që ndodhi me mungesën e disa futbollistëve.


Ai ka thënë se në përgjithësi skuadra nuk luajti mirë, sidomos në gjysmën e parë. Në prononcimin e tij për Art Sport, trajneri ka thënë se përkundër që ekipi nuk ishte komplet, ky nuk është një arsyetim.

Meqenëse kishin mungesa, Rama u përpoq t’i zëvendësonte me lojtarë të rinj, por nuk ia dolën të rihapnin lojën duke shënuar.

Sipas trajnerit, gabimet u përsëritën edhe në gjysmën e dytë, ashtu që ia ka uruar fitoren Ballkanit dhe Drenica tashmë po mendon për sfidën e radhës.

telegrafi sport app