Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka bërë të ditur se po shqyrtohet mundësia për hapjen e një korsie të re që lidh kryeqytetin me Fushë Kosovën.

Sipas Ramës, është mbyllur kjo zonë për të mos lejuar hedhjen e mbeturinave.


“Po largohet edhe një deponi mbeturinash nga kryeqyteti. Kemi mbyllur këtë zonë plotësisht të lënë pas dore deri më tash, për të mos lejuar hedhjen e mbeturinave më tutje. Po ashtu, jemi duke shqyrtuar mundësinë për hapjen e një korsie të re që lidhet direkt me magjistralen Prishtinë - Fushë Kosovë", thekson Rama. /Telegrafi/