Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në rubrikën “Përgjigja ime” ka deklaruar se dy partitë më të mëdha opozitare PD dhe LSI, i tremben humbjes së zgjedhjeve të qershorit, duke shtuar se baltosja nga ana e tyre po ndikon në imazhin e vendit.
“Shumica nuk e do baltosjen dhe ziftosjen e Shqipërisë në gjuhë të huaj. Përkundrazi e vuajnë sinqerisht dhe e dënojnë moralisht një qasje të tillë prej humbësit pa pikë dinjiteti, që janë gati t’i lënë Shqipërisë faturën e dëshpërimit të tyre për pushtetin e humbur. Kur nënshkruam me Bashën marrëveshjen parazgjedhore të 2017-ës, unë i dhashë atij gjithçka që kërkoi dhe i kërkova vetëm dy gjëra, rezultati nuk kontestohet, dhe se Shqipëria nuk shahet në gjuhë të huaj. Por u desh një sezon veror që këto dy pika të harroheshin, dhe të fillonte avazi i vjetër, për të arritur kulmin së fundmi. Kontestohet një fitore e thellë dhe e pastër e PS, sepse një tjetër humbje e thellë dhe e pastër po afron për PD dhe si motrën e saj LSI, e cila është prurësja dhe mishëruesja e fenomenit të shitblerjes së votës. Po të mos kishte LSI, nuk dot kishte as shitblerje vote në Shqipëri i, dhe këtë e dinë të gjithë”, u shpreh Rama.
Sipas kryeministrit dhuna e shfaqur në protestat e opozitës dëmton imazhin e Shqipërisë, e cila sipas tij përkthehet në dekurajim të turizmit dhe ulje të ekonomisë.
“Prodhimi i brendshëm i lajmeve të këqija për eksport, nga lajmet e paguara deri te intervistat e paguara dhe të shfazuara si ajo e Lulzim Bashës, veçse e karikaturizojnë imazhin e Shqipërisë, e bëjnë qesharak figurën e politikanit në sytë e botës, dhe godasin shtëpinë tonë. Godasin një burim të pazëvendësueshëm të ekonomisë tonë, vizitorin e huaj, sipërmarrësin e huaj dhe jo vetëm kaq, ky lloj eksporti i baltës dhe ziftit shqiptarë përmes kanaleve të huaja godet edhe shqiptarët që jetojnë e punojnë nëpër botë, u ulë kokën në sytë e të tjerëve, dhe u komplikojnë jetën, pasi zgjon te të tjerët frikën dhe paragjykimet e së shkuarës, ku Shqiptarët shiheshin padrejtësisht si djalli vetë. Dhuna godet imazhin e Shqipërisë, ekonominë dhe dekurajon turizmin, ul konsumin dhe dobëson familjet që jetojnë me punë”, u shpreh Rama.
Kryeministri në përgjigjen e tij u ndal edhe te ndërprerja e shërbimeve nga ana e disa prej bashkive në vend, të cilat sipas tij i janë bashkuar protestës së opozitës, duke mbyllur shërbimet për qytetarët.
“Këtë duhet ta dijë mirë kushdo që shkon dhe u bashkohet punonjësve partiakë të bashkive të opozitës, të cilat po e mbyllin pa nder dhe pa asnjë lavdi, mandatin duke kyçur dyert e shërbimeve dhe duke marrë autobusin opozitar për në Tiranë. Taksat e qytetarëve të Shkodrës, Lezhës, Kavajës, Rrogozhinës, Kukësit, Mallkastërs, burelit, Cërrikut, Çorovodës e me radhë, janë bërë kryesisht rroga, dhe tani me ato roga paguhen turistët e opozitarizmit të rrugës, jashtë sistemit. Opozita po sillet si i mbytur që të mbytë, dhe nuk është qeveria ajo që mund të mbytet në këtë dalldisje dëshpërimi, por Shqipëria që mbytet në sytë e çdo të huaji, që kapt nga dallga e marrëzive që eksportohet në kanalet e huaja”, tha Rama./ATSH/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës