Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, foli për protestën e dhunshme në Rrugën e Kombit.
Rama foli për ‘kazanin polik’ që e përdori këtë protestë ndërsa tha se për të gjithë banorët e zonës do ketë abone me çmime të reduktuara. Ai iu përgjigj edhe ftesës së kryetarit të Bashkisë së Kukësit për të biseduar dhe do e takojë atë të hënën.
“Me qytetarët që e kundërshtojnë se është e lartë do sillemi siç na e do vizioni. Do bashkëbisedojmë, do dëgjojmë me vëmendje e do shpjegojmë me durim të gjitha të drejtat e shtrembëruara prej gënjeshtarëve dhe sharlatanëve të kazanit politik e mediatik”, tha ai, raporton Tch.
Gjuha e benzinës dhe çizmja e dëshpërimit do marrin përgjigjen qershorin e ardhshëm, tha ai, duke u shprehur se është opozita ajo që qëndron pas ngjarjes së Kukësit.
“As populli i krejt Shqipërisë, as populli i vetë Kukësit, nuk ka asnjë lidhje me këtë shfaqje të ulët vandalizmi dhe asnjë lidhje me dëshpërimin tuaj agresiv. Dhe përgjigjen prej Kukësit dhe gjithë Shqipërisë gjuha e benzinës dhe çizmja e dëshpërimit që tërheq zvarrë opozitën do e marrë qershorin e ardhshëm, pa diskutim dhe më shembulloren se sa e morën qershorin e shkuar. Të tërë bashkë mbledhur në kazanin politik me votat e zakonshme të këtij vendi, këta nuk mund të bëjnë asgjë tjetër përveç asaj që kanë bërë gjithnjë – të tallen me pakicën për të nxitur rrëmuja e zjarrndezje e për të bërë e hapur gropa në çdo fushë të jetës shqiptare sa herë janë në pushtet. Këtë të vërtetë të hidhur për ata e di mirë shumica dërrmuese e shqiptarëve të arsyeshëm që vetëm rritet në numër dhe në vetëdije se Shqipëria që duam nuk bëhet dot as me përralla, me gënjeshtra, logje Parlamenti po me reforma të thella, nganjëherë të dhimbshme, me durim e sakrifica. Fati i politikës mizerabël të përrallave dhe shkatërrimi me benzinë në gojë e çizme në dorë është i shkruar dhe mbetet vetëm ta lexojmë deri në fund. Kukësi nuk mund e nuk do të kthehet kurrë në mish për zjarrin që duan të ndezin kartat e djegura të politikës së Tiranës”, tha Rama.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Taravari: Numrat për ndryshimet kushtetuese i kemi, edhe në bisedimet me OBRM-PDUKM-në eurointegrimi i vendit ishte temë prioritet

Taksisti sulmohet nga pasagjeri në veri të Mitrovicës

Sipas INSTAT, blegtoria pëson rënie në Shqipëri – kush është fajtori?

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” - Erion Veliaj reagon nga burgu

A do të jetë posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Para 177 viteve doli gazeta e parë shqiptare “L’albanese d’Italia”

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë