LAJMI I FUNDIT:

Rama nis takimet në Kosovë

Rama nis takimet në Kosovë
Foto: Arkiv

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka nisur tashmë takimet me krerët e shtetit dhe të partive politike në Republikën e Kosovës.

Rama takimin e parë është duke e mbajtur me liderin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Kryeministri i Shqipërisë, ka ardhur në Kosovë i shoqëruar edhe nga ministri i në detyrë i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, ndërsa gjatë takimeve është shoqëruar edhe nga ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.


Ndërkaq, Limaj në anën tjetër ishte i shoqëruar nga strukturat e partisë së tij si Albulena Balaj Halimaj, Endrit Shala e Bilall Sherifi.

Ndryshe, është raportuar se Shefi i qeverisë shqiptare do të ketë sot dhe të martën takime edhe me presidentin Hashim Thaçi, me kryeministrin Avdullah Hoti, me kryeparlamentaren Vjosa Osmani, me kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli dhe kryetarin e LVV-së, Albin Kurti. /Telergafi/