Rama të dielën në SHBA, takon Blinken dhe merr pjesë në samitin e OKB-së

14:"Ridvan Slivova
Kryeministri Edi Rama udhëton të dielën drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të marrë pjesë në samitin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku Shqipëria përfaqësohet si anëtare e përkohshme.
Në vizitën 4 ditore, është parashikuar dhe një takim me sekretarin amerikan të shtetit Anthony Blinken, më 15 shkurt në Uashington.
Ky do të jetë takimi i dytë mes Ramës dhe Blinken, pas atij të 13 qershorit 2021, ku u nënshkrua dhe marrëveshja për rrjetin 5G.
Përveç Këshillit të Sigurimit dhe takimit me sekretarin e shtetit, kreu i qeverisë shqiptare, do të zhvillojë takime dhe me zyrtarë të tjerë për të diskutuar mbi bashkëpunimin e mundshëm ushtarak dhe arsimor mes dy vendeve./a2/
Nga
Telegrafi
12/02/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































