LAJMI I FUNDIT:

Rama në Berlin: Kosova duhet të lëvizë lirshëm edhe në BE

Rama në Berlin: Kosova duhet të lëvizë lirshëm edhe në BE

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama vlerësoi marrëveshjet e nënshkruara sot në kuadër të Procesit të Berlinit, të cilat i quajti tepër të rëndësishme, edhe pse, siç tha, ishin miratuar më parë mes shteteve në kuadër të Ballkanit të Hapur.

Në një konferencë për mediat me Kancelarin gjerman, Olaf Scholz dhe Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, Rama u shpreh se Kosova duhet të lëvizë lirshëm edhe në Bashkimin Evropian.

“Është shumë e rëndësishme ajo që nënshkruam sot. Nuk mund të mos theksoj se këto marrëveshje ishin tri marrëveshje të cilat prisnim me padurim t’i kishim prej dy tri vitesh, ishin të bllokuar. Kancelari, ekipi i tij, punuan shumë për të bindur gjithkënd për t’i nënshkruar, të cilat i kishim tashmë në kuadër të Ballkanit të Hapur. Është shumë e rëndësishme që gjithkush është përfshirë tani në këtë. Sigurisht tingëllon e çuditshme për popullin e Kosovës që ndërkohë që ata bënë një marrëveshje për të lëvizur lirisht me kartat e identitetit, ata nuk mund të lëvizin lirisht si të tjerët në rajon kur vjen fjala për të shkuar në vendet e BE-së”, tha Rama.


Kryeministri kërkoi më shumë mbështetje në fushën e sigurisë kibernetike. “Shpresoj që të shohim ecuri në sferën digjitale, sepse këto ishin tre shtyllat e Procesit të Berlinit që në ditën e parë: energjia, ndërlidhshmëria dhe pjesa digjitale”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Lajme
Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Lajme
Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Lajme
Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Drejtësi
Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori