Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme Grupin Parlamentar të PS-së.

Rama ka pak minuta që ka mbërritur në Kryesinë e Kuvendit ku po zhvillohet mbledhja.


Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, raportoi se kjo është një mbledhje rutinë që e zhvillojnë për të diskutuar mbi agjendën parlamentare.

Takimi vjen në kuadër të nismës “Punët për Shqipërinë” dhe kishte në fokus rienergjizimin dhe procesin zgjedhor në forumet drejtuese.