LAJMI I FUNDIT:

Rama: FSK e gatshme të bëhet ushtri

Rama: FSK e gatshme të bëhet ushtri

Komandanti i përgjithshëm i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama ka raportuar para Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri.

Rama tha se FSK është e gatshme të bëhet ushtri, në çdo moment që merret vendimi politik për transformim.

Deputeti nga lëvizja Vetëvendosje, Rexhep Selimi tha se FSK është institucioni më kredibil në vend. Sipas tij, kjo më së miri manifeston dëshirën e qytetarëve për ta pasur mbrojtjen ushtarake të saj.


Ndryshe, në përgjigje të pyetjeve të deputetëve, Rama njoftoi se 8 për qind në FSK janë femra, ndërsa grada më e lartë që e mbanë një femër është kolonele.

Komandanti i FSK-së po ashtu njoftoi se 10.2 për qind në FSK janë minoritete.

FSK ka 2500 pjesëtarë aktiv dhe 300 janë rezervë. /KP/