LAJMI I FUNDIT:

Rama: Është fakt që PS-ja zyrtarizoi gjuhën shqipe në Maqedoni (Video)

Rama: Është fakt që PS-ja zyrtarizoi gjuhën shqipe në Maqedoni (Video)

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në emisionin “Real Story” në Vizion Plus ka folur rreth çështjes së shqiptarëve të Maqedonisë dhe deklaratave të tij se pa PS-në gjuha shqipe nuk do të ishte zyrtare në Maqedoni.

Rama tha se qëndron pas deklaratave të tij se pa Partinë Socialiste gjuha shqipe nuk do të ishte zyrtare në Maqedoni, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Ne nuk jemi përfshirë në kuptimin e mbajtjes së një ane, në konfliktin politik mes partive maqedonase, por jemi përfshirë në unifikimin e faktorit shqiptarë dhe avancimit të axhendës së shqiptarëve, e cila botërisht njihet si Marrëveshja e Ohrit, ku gjuha shqipe është një element esencial i saj, që do të thotë se pa Partinë Socialiste të Shqipërisë dhe qeverinë e saj nuk do të kishte një situatë tërësisht të paimagjinueshme deri pak vite më parë”.


“Gjuha shqipe shkon drejt një zyrtarizimi, krejt tjetër. Njëjtë si për çamët, na thuhej nga homologët maqedonas të qeverisë së mëparshme, ç’punë keni ju me Maqedoninë, ndërkohë që në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, zv.kryeministri shqiptar i Maqedonisë para kryeministrit raportoi për avancimin e axhendës shqiptare në Maqedoni”, tha Rama.

Kryeministri Rama shtoi se për çështjen e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë asnjëherë nuk ka qenë nacionalist, por patriot, duke shtuar se ai dëshiron që dy popullsitë shtetformuese në Maqedoni të jetojnë së bashku./Telegrafi/