LAJMI I FUNDIT:

Rama: Draftrezoluta për Kosovën e propozuar nga PD, propagandë për politikë të brendshme

Rama: Draftrezoluta për Kosovën e propozuar nga PD, propagandë për politikë të brendshme
LSA

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi sot në Kuvend se draftrezoluta e propozuar nga Partia Demokratike për Kosovën ka si qëllim propagandën kinse patriotike për politikën e brendshme.

Gjatë mocionit me debat të kërkuar nga deputeti i PD-së Kreshnik Çollaku mbi qëndrimin e Shqipërisë lidhur me ngjarjet në veri të Kosovës, Rama u shpreh se “draftrezoluta e PD-së e depozituar në Kuvendin e Shqipërisë doli nga i njëjti oxhak kinse patriotik, fill pas rezolutës së Kuvendit të Kosovës, mbi ngjarjen tragjike të vrasjes së efektivit të policisë nga një grup kriminal serb që ushtroi terror në veri të Republikës së Kosovës.

Kryeministri theksoi se Kuvendi i Kosovës është jo vetëm në të drejtën e vet, por edhe në detyrën e tij të miratojë rezolutë të kësaj natyre.


“Kuvendi i Kosovës i drejtohet për mbështetje politike dhe institucionale fuqive aleate dhe organizmave ndërkombëtarë ku Kosova nuk bën pjesë. Po Shqipëria, vend anëtar në NATO, vend kandidat që negocion anëtarësimin në BE, që ka ulëse në KS dhe të gjitha rrugët e komunikimit institucional me botën demokratike, që ka ambasadat e veta në të gjithë organizmat, kujt ia drejton një rezolutë si ajo që na propozuat? Cilat parlamente të vendeve të NATO-s apo BE-së miratojnë rezoluta të tilla drejtuar botës, organizatave të komunitetit euroatlantik, ndërkohë që janë vetë pjesë e tij?”, tha Rama.

Kuvendi i Shqipërisë mban sot seancë të posaçme për dënimin e sulmit terrorist në Kosovë
Lexo po ashtu Kuvendi i Shqipërisë mban sot seancë të posaçme për dënimin e sulmit terrorist në Kosovë

“Cili është qëllimi i një nisme të tillë përtej propagandës kinse patriotike për politikën e brendshme? Draftrezoluta të tilla shfaqen me shpejtësi të rrufeshme si dru për oxhakun e propagandës kinse patriotike për t’u përdorur si politikë ditore e llojit më të ulët, duke folur edhe për viktimat e Millosheviçit në Kosovë e deri në Bosnje e Hercegovinë dhe për të luftuar me qeverinë në parlamentin e shek. XXI”, shtoi Rama.

“Në cilin planet duhet të kërkojmë për ta përshtatur këtë kategori mocionesh për debat dhe me sherrnajë pararendëse si ajo e barrikadave trupore të aleancës së shkuar, me akuza për tradhti e tradhtarë? Botës demokratike jo njëherë, fatmirësisht por edhe shumë fatkeqësisht për gjithë shqiptarët, bota nga vijnë këto shkulme dëshpërimi politik ekstrem i përket një planeti tjetër nga i ynë, që ka marrë edhe emrin e vetë të vërtetë, planeti nongrata, nga burimi i të keqes së vjetër që ka helmuar politikën shqiptare dhe atrofizuar organizmin e një pale të saj në pikë pa kthim të humbjes së logjikës, shikimit, dëgjimit”, tha Rama.

Kryeministri shtoi se “ne nuk mund ta mbrojmë sot shëndetin e demokracisë sonë parlamentare nga lëndimi i helmeve që lëshohen këtu në emër të fjalës së lirë, por ne mund të themi vetëm fjalën tonë të lirë si edhe deri më sot”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Të martën përfundon numërimi i votave me postë

​Të martën përfundon numërimi i votave me postë

Lajme
​Përkundër urdhrit të gjykatës për tu paraqitur në prokurori, Kurti ka agjendë tjetër për nesër

​Përkundër urdhrit të gjykatës për tu paraqitur në prokurori, Kurti ka agjendë tjetër për nesër

Lajme
Pas LDK-së, Sami Kurteshi i LVV-së përplaset edhe me komisionerin e AAK-së shkaku i një vote

Pas LDK-së, Sami Kurteshi i LVV-së përplaset edhe me komisionerin e AAK-së shkaku i një vote

Lajme
Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

Lajme
Mbi 66 për qind e votave me postë të numëruara – këta janë dhjetë kandidatët më të votuar nga LVV, LDK, PDK e AAK-Nisma

Mbi 66 për qind e votave me postë të numëruara – këta janë dhjetë kandidatët më të votuar nga LVV, LDK, PDK e AAK-Nisma

Lajme
LVV dhe LDK përplasen për shkak të një vote

LVV dhe LDK përplasen për shkak të një vote

Lajme
Kalo në kategori