Janari i vitit të ardhshëm do të jetë muaji kur do të duken hapat konkretë të nismës së Open Balkan, tha kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Nga Beogradi, ku po mbahet takimi i radhës mes liderëve të Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, Rama shprehet se u diskutua për lehtësimin e procedurave doganore.
Ai theksoi se nëse tregjet e vendeve në fjalë integrohen me njëra-tjetrën, atëherë ato kthehen në një faktor shumë të rëndësishëm. Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se pritet që nga janari në kufijtë e vendeve të fillojë një relaksim i ndjeshëm për kompanitë, distributorët dhe fermerët.
“Thelbi është sesi të zgjerojmë ekonomitë tona, tregjet tona që në vetvete mbetet të vogla, por nëse integrohen me njëra-tjetrën kthehen në faktor të rëndësishëm. Gjithmonë e më tepër po del në pah që kjo ka një kufi që lidhet me hapësirën e shfrytëzimit të tregut dhe që të përfitojmë më shumë investime të huaja direkte që sjellin punësim cilësor dhe shumë më tepër vlerë të shtuar. Më vjen mirë që sot na u dha mundësia të ballafaqohemi me sipërmarrës, të gjithë njëzëri në mbështetje të Open Balkan kërkuar që kjo të përkthehet në një realitet të prekshëm në kufi, aty ku fillojnë problemet. Jemi angazhuar që nga janari në kufijtë e vendeve të fillojë një relaksim shumë i ndjeshëm për kompanitë, distributorët dhe fermerët”, tha Rama.
Sipas tij, nisma e Open Balkan, ka ndikuar në ardhjen e më shumë turistëve serb e maqedonas në Shqipëri.
“Gjatë 8 muajve të fundit, fluksi i turistëve nga Serbia është rritur me 68 për qind, ndërsa nga Maqedonia e Veriut me 22 për qind dhe jam i sigurt që do të rritet akoma më shumë”, ka shtuar ai.
Kryeministri Edi Rama, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në 29 korrikun e kaluar, nënshkruan një deklaratë të përbashkët, e cila bazohet në katër liritë e mëdha të bashkëpunimit si liria lëvizjes së mallrave, kapitalit, njerëzve dhe shërbimeve.
Ndërkohë, Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina nuk kanë pranuar të jenë pjesë e kësaj nisme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën

Çmimi i inputeve në bujqësi më i ulët në 2024 se sa në 2023

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit