Mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitic ka thënë se do të dëshironte ta shihte Lautaro Martinezin t’i bashkohet klubit të tij aktual.

Kroati vetë ka qenë pjesë e shumë raportimeve me klube si Milan, Inter dhe Juventus, që janë vënë pas tij.


"Unë gjithmonë synoj të kem lojtarët më të mirë në ekipin tim dhe Lautaro është i nivelit më të lartë".

lautaro 1

"Unë do të jem i lumtur nëse ai bashkohet me ne, por nuk mund të them asgjë tjetër. Nuk më shqetëson personalisht; Unë nuk kam një rol në këtë”, ka thënë ai për Cadena Cope.

Kontrata e kroatit pëfundon në qershor 2021, por mesfushori nuk është kontaktua ende nga klubi.

"[Presidenti Josep Maria] Bartomeu nuk më ka thirrur, por ai mund ta bëjë në çdo moment. Unë nuk kam mendime negative”.

GettyImages 1195455890 1

"Jam mësuar ta shoh emrin tim të lidhur me një lëvizje ose të përfshirë në listën e lojtarëve që largohen. Mund të them vetëm se isha i lumtur që rifillova stërvitjen dhe vesha përsëri fanellën e Barcelonës”, ka thënë ai. /Telegrafi/

telegrafi sport app