Blerim Xhemaili ka shënuar edhe një gol me fanellën e skuadrës së tij, Bolognas.

Mesfushori me prejardhje shqiptare, Xhamaili, po përjeton një sezon fantastik me Bolognan në Serie A, duke shënuar edhe shumë gola.


Një të tillë e bëri edhe në ndeshjen e sotme që skuadra e tij po e luan në udhëtim te Sampdoria, ku Xhemaili la të shtangur portierin kundërshtar pasi goditjes së tij precize dhe shumë të fortë, transmeton Telegrafi.

Xhemaili shënoi këtë supergol në minutën e 18 të ndeshjes, duke ia siguruar epërsinë prej 1-0 skuadrës së tij.

Vlen të theksohet se ky është goli i gjashtë këtë sezon i reprezentuesit zviceran. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x5bhxlu_blerim-dzemaili-rocket-goal-vs-sampdoria-0-1_sport

telegrafi sport app