LAJMI I FUNDIT:

Raka: Rritja e rasteve pas lirimit të masave është e pritshme, mbyllja e sërishme është opsion real

Raka: Rritja e rasteve pas lirimit të masave është e pritshme, mbyllja e sërishme është opsion real

Mikrobiologu Lul Raka, ka thënë se rezultatet e deritanishme të menaxhimit të suksesshëm të pandemisë COVID-19, kanë qenë fryt i vetëdijesimit dhe përgjigjes së qytetarëve ndaj këshillave të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Raka përmes një postimi në Facebook, ka theksuar se rritja e numrit të rasteve pas lirimit të masave është e pritshme.

Ai ka thënë se mbyllja e sërishme është opsion real, nëse rritja rasteve të reja kërkojnë hospitalizim dhe kujdes intensiv.


“Përveç numrit të rasteve, faktor vendimtar mund të jetë struktura klinike e këtyre rasteve të reja. Nëse ato janë raste të lehta të kontaktit familjar (disa edhe asimptomatike), të cilat nuk kanë nevojë për hospitalizim, atëherë ato janë të menaxhueshme për sistemin shëndetësor dhe nuk ka nevojë për mbyllje të serishme. Duhet vetëm kujdes i shtuar dhe zbatim i këshillave.

Nëse rritja e numrit të rasteve të reja shkon paralelisht me numër të madh të rasteve që kërkojnë hospitalizim dhe kujdes intensiv, atëherë mbyllja e sërishme është opsion real”, ka shkruar Raka.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Kosovës,

Jemi në muajin e tretë të përballjes me COVID-19. Rezultatet e deritashme të menaxhimit të suksesshëm të kësaj pandemie kanë qenë kryekëput fryt i vetëdijesimit dhe përgjigjes suaj ndaj këshillave të MSH, IKSHPK dhe profesionistëve shëndetësorë.

Rritja e numrit të rasteve pas lirimit të masave është e pritshme. Numri i rasteve do të jetë në korrelacion me zbatimin e masave parandaluese nga secili qytetar i Kosovës. Virusi është ende këndej pari dhe do të shfrytëzojë çdo pakujdesi tonën.

Këshillat i dijmë tashmë të gjithë, por ato janë për t’u zbatuar në praktikë:

1. Mbani distancën fizike gjatë tërë kohës. Kjo është komponenta kryesore në parandalim!

2. Në vendet ku nuk mund të mbahet distancë (autobus, qendra tregëtare, vende të mbipopulluara me njerëz), vendosni maskat ose mburojat e fytyrës!

3. Shmangni qëndrimin në brendi të lokaleve që janë përplot me njerëz. Mundësisht, qëndroni në terasa të këtyre lokaleve!

4. Vazhdoni me higjienën e duarve!

A mund të mbyllemi prapë nëse rritet numri i rasteve?

Përveç numrit të rasteve, faktor vendimtar mund të jetë struktura klinike e këtyre rasteve të reja. Nëse ato janë raste të lehta të kontaktit familjar (disa edhe asimptomatike), të cilat nuk kanë nevojë për hospitalizim, atëherë ato janë të menaxhueshme për sistemin shëndetësor dhe nuk ka nevojë për mbyllje të sërishme. Duhet vetëm kujdes i shtuar dhe zbatim i këshillave.

Nëse rritja e numrit të rasteve të reja shkon paralelisht me numër të madh të rasteve që kërkojnë hospitalizim dhe kujdes intensiv, atëherë mbyllja e sërishme është opcion real.

Gjithçka varet nga JU!

Nëse i respektoni masat parandaluese mund ta mbajmë virusin nën kontrollë!

Bashkë ia dalim!

Në trend Lajme

Më shumë
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Lajme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Lajme
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
U sulmua nga qentë endacak dhe ndërroj jetë rrugës për QKUK - policia po heton tri raste të vdekjeve të dyshimta

U sulmua nga qentë endacak dhe ndërroj jetë rrugës për QKUK - policia po heton tri raste të vdekjeve të dyshimta

Kronika e Zezë
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Kalo në kategori