LAJMI I FUNDIT:

Rajoni planor i Shkupit mbajti mbledhje, kërkohet zgjidhje e problemit me higjienën komunale

Rajoni planor i Shkupit mbajti mbledhje, kërkohet zgjidhje e problemit me higjienën komunale

Rajoni planor i Shkupit kërkon veprime urgjente nga Ndërmarrja Publike “Higjiena Komunale” Shkup në zgjidhjen e problemit me higjienën komunale.

Në seancën e sotme emergjente në lidhje me higjienën komunale në kuadër të Qytetit të Shkupit, Këshilli i Rajonit planor të Shkupit vendosi që të kërkojë raport nga Qyteti i Shkupit për situatën në lidhje me higjienën komunale, si dhe rekomandim me të cilin kërkohet që Qyteti i Shkupit ta shqyrtojë situatën dhe të ndërmarrë masa për veprim urgjent nga Ndërmarrja Publike “Higjiena Komunale” Shkup në zgjidhjen e problemit dhe nismës që vetë komunat ta ndërmarrin mekanizimin për mirëmbjatjen e higjienës komunale.

Në mbledhje ishte miratuar edhe konkluzioni me të cilin Rajoni planor i Shkupit kërkon nga ana e Qeverisë, që nëse problemi nuk mund të zgjidhet në nivel të Qytetit, të përfshihet në zgjidhjen e tij.


Këto propozime ishin votuar nga 12 kryetarët të cilët ishin të pranishëm në mbledhjen e cila u mbajt në hapësirat e Komunës Aerodrom.

Në mbledhjen urgjente të Rajonit planor të Shkupit nuk mori pjesë kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska dhe kryetarët Blerim Bexheti – Komuna Saraj, Visar Ganiu – Komuna Çair, Stevço Jakimovski – Komuna Karposh, Kosta Manevski – Komuna Zelenikovë dhe Sashko Komnenoviq – Komuna Çuçer Sandevë.

Mbledhja e Rajonit planor të Shkupit u mbajt si pasojë e situatës me të cilën kryeqyteti është mbuluar nga mbeturinat për shkak të protestës së të punësuarve në Ndërmarrjen Publike “Higjiena Komunale”, të cilët kërkojnë pagë më të madhe dhe kthimin e punëtorëve të larguar nga puna.

Në trend Lajme

Më shumë
Policia kërkon nga shoferët që nga data 15 nëntor t'i vendosin pajisjet dimërore në veturat e tyre

Policia kërkon nga shoferët që nga data 15 nëntor t'i vendosin pajisjet dimërore në veturat e tyre

Lajme
Vajza e kryeshefit të policisë në Medvegjë i quajti shqiptarët minj, Lutfiu i dërgon shkresë institucioneve ndërkombëtare

Vajza e kryeshefit të policisë në Medvegjë i quajti shqiptarët minj, Lutfiu i dërgon shkresë institucioneve ndërkombëtare

Lugina
Mosmarrëveshje në komunikacion, policia publikon videon e arrestimit kur një person sulmoi fizikisht një tjetër

Mosmarrëveshje në komunikacion, policia publikon videon e arrestimit kur një person sulmoi fizikisht një tjetër

Kronika e Zezë
John Ratcliffe, drejtor i ri i CIA-s dhe lidhjet e forta me komunitetin shqiptar në SHBA

John Ratcliffe, drejtor i ri i CIA-s dhe lidhjet e forta me komunitetin shqiptar në SHBA

Lajme
Rama vë në dyshim deklaratat në Samitin e Klimës në Baku

Rama vë në dyshim deklaratat në Samitin e Klimës në Baku "nëse ndotësit më të mëdhenj vazhdojnë si zakonisht"

Lajme
Voziti më shumë se dyfishi i shpejtësisë së lejuar, shoferit në Gjilan i merret patentë-shoferi dhe gjobitet me 200 euro

Voziti më shumë se dyfishi i shpejtësisë së lejuar, shoferit në Gjilan i merret patentë-shoferi dhe gjobitet me 200 euro

Lajme
Kalo në kategori