Agjenti i njohur i futbollit, Mino Raiola nuk beson se klienti i tij Erling Braud Haaland do të largohet nga Borussia Dortmund këtë verë.

Pavarësisht se u bashkua me Dortmundin vetëm në janar nga RB Salzburg për 30 milionë euro, Haaland ka vazhduar shkëlqimin dhe golat e shumtë.


Forma e tij dhe instikti ‘vrasës’ për gol ka bërë që sulmuesi norvegjez të lidhet me klube të mëdha si Real Madridi, Juventusi dhe Manchester Unitedi.

Por, një largim i 19-vjecarit nga Signal Uduna Park nuk pritet të ndodh shpejt.

Agjenti i tij, Raiola ka thënë se nuk beson se një largim i sulmuesit do të ndodh në verë.

554230305 erling haaland borussia dortmund 154NwAwW2za6

“Nuk mendoj se Haaland do të largohet nga Dortmundi dhe Real Madridi ende nuk më kanë thirrur për të ditur interesimin e tyre”.

“Por, Erling është befasues për të gjithë, përfshirë edhe veten e tij, dhe ne nuk mund të themi se çfarë do të ndodhë”, ka thënë Raiola.

Haaland u tha se ka klauzolë largimi nga Dortmundi për 80 milionë euro, ndërsa klubet e interesuara mund t’iu duhet të paguajnë mbi 100 milionë euro për largimin e tij. /Telegrafi/

telegrafi sport app