Një sezon për të qartësuar të gjitha dilemat, ky i sivjetmi për Kimi Raikkonen, i cili ka zhvilluar disa gara të shkëlqyera, siç ishte edhe ajo e fundit në Hungari kur veproi shumë mirë pas shpinës së Sebastian Vettel për t’i siguruar fitoren, por gjithsesi jo me vazhdimësi.
Bilanci i finlandezit me Ferrarin, deri tani kur kanë nisur pushimet verore, e sheh Kimin në vendin e pestë në klasifikim me 116 pikë, teksa është ngjitur katër herë në podium dhe ka siguruar një “pole position” në Montecarlo, por ende pa arritur te fitorja që i mungon prej Çmimit të Madh të Australisë në vitin 2013. Ndërkohë, distanca me shokun e tij të skuadrës, kryesues i Botërorit të F1, për momentin është 86 pikë.
“Personalisht nuk jam i kënaqur me rezultatet. Dua të fitoj, sepse kjo është arsyeja përse jam ende në Formula 1. Shpeshherë kanë ndodhur gjëra, për të cilat më është dashur të paguaj çmimin. Bëhet fjalë për disa gjëra të vogla, për të vendosur gjithçka në vendin e vet, pasi shpejtësia nuk më mungon dhe ndaj nuk shqetësohem”, ka thënë Raikkonen për Autosport, transmeton Top Channel.
Edhe fjalët e thëna nga Sergio Marchionne duket se nuk e rrezikojnë finlandezin për një tjetër vit te “kokëkuqja”, sigurisht, gjithnjë në krah të Sebastian Vettel.
“Nëse marrim në konsideratë të gjitha garat e deritanishme, nuk ndihem shumë i lumtur. Por, kaq kemi mundur të marrim deri tani, e këtë gjë nuk mund ta ndryshojmë”.
“E ardhmja? Nuk e di, do ta shohim. Skuderia e di se çfarë dua unë: objektivi im i vetëm është të bëj më të mirën e mundshme. Situata nuk është asnjëherë argëtuese kur gjërat nuk shkojnë mirë. Kemi shpejtësinë e duhur, por nuk është e mjaftueshme, nëse gjërat e tjera nuk shkojnë siç do të kishe dashur të shkonin”, ka deklaruar finlandezi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dy top lojtarë kërkojnë të largohen nga Real Madridi qysh në verë

Arteta i vendosur për të transferuar sulmuesin që nuk po përdoret nga Ancelotti te Real Madridi

Përleshjet masive ndëprenë ndeshjen mes Anderlechtit dhe Fenerbahces

Luis Diaz me tri kërkesa për t'u transferuar te Barcelona

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

U turpëruan në Ligën e Kampionëve, Guardiola 'ka vendosur të largojë tetë lojtarë' nga Man City

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

NATO reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Gjesti vazhdon debatet me Vserlon në BBVA, preken edhe fizikisht me njëri-tjetrin dhe nuk i ndalin ngacmimet

"Ka mbaruar faza e përshtatjes" - Mbappe tregon emrin e skuadrës që e do në raundin tjetër

Donald Trump po e zgjeron fuqinë e tij