Rahoveci e ka zhvilluar ndeshjen e parë kampionale në palestrën Mizahir Isma në Rahovec.

Edhe pse kundërshtari nuk ishte shumë i vështirë, rahovecianët kishin stërmbushur arenën e tyre në përkrahje të ekipit.


Me tribunat e stërmbushura, Vreshtarët kanë marrë një fitore të lehtë me 22 pikë epërsi 99:77.

Minnis me 22 pikë ishte më efikasi tek vendasit, ndërsa Fredrik Richardson me 17 pikë e 20 kërcime ishte më meritori për këtë fitore të Rahovecit, Michael Mitchel ishte më efikasi tek mysafirët me 25 pikë, por që nuk mjaftuan për fitore.

54255788 409989223026070 945939858017222656 n

Rahoveci pas kësaj fitore vazhdon të mbetet në pozitën e tretë në tabelë me vetëm një pikë më pak se Ylli në pozitën e dytë.

Fitore ka shënuar edhe Bashkimi në Prizren përballë Trepçës me 16 pikë diferencë 96:80.

Marshall me 25 pikë e Drilon Hajrizi me 24 të tjera ishin më efikasit tek vendasit, ndërsa Samir Zekiqi me 17 ishte më efikasi te mysafirët. /Telegrafi/

telegrafi sport app