LAJMI I FUNDIT:

Rahoveci debuton sot në garat evropiane, Vreshtarët kërkojnë lavdinë ndaj rumunëve të Cluj Napoca

Rahoveci debuton sot në garat evropiane, Vreshtarët kërkojnë lavdinë ndaj rumunëve të Cluj Napoca

Rahoveci-Cluj Napoca është sfida e parë për Vreshtarët në garat evropiane. Një natë historike, ku atmosfera pritet të jetë e jashtëzakonshme, ashtu siç dinë rahovecasit të krijojnë. 

Të mërkurën (sot) nga ora 20:30 zhvillohet ndeshja e parë në kualifikimet e FIBA Europe Cup, deri më 9 tetor zhvillohet ndeshja e kthimit në Rumani.

Skuadra rumune shihet si favorite, megjithatë, Vreshtarët duan të tregojnë një lojë të mirë dhe të jetë një imazh i mirë për basketbollin e Kosovës.


Të gjitha lajmet rreth KB Rahovecit
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth KB Rahovecit

Trajneri i Rahovecit, Neven Plantak, ka folur për përballjen ndaj rumunëve.

“Besoj se skuadra rumune është favorite, sepse ka një buxhet shumë më të madh se ne dhe dallimi është i madh. Për klubin tonë është e rëndësishme që të paraqitemi në garat evropiane dhe të jetë një imazh i mirë edhe për basketbollin e Kosovës”.

“Sa i përket ndeshjes, duam të bëjmë një paraqitje të mirë, megjithatë, Cluj është favorit dhe nuk ka dyshim. Për klubin dhe tifozët është e rëndësishme të kemi paraqitje sa më të mirë. Rahoveci edicionin e kaluar ishte në finale të “Play-off”-it dhe Kupës, kurse këtë edicion po marrim pjesë edhe në gara evropiane”.

“Kjo është shumë e rëndësishme për ne dhe shpresoj në paraqitje të mirë, edhe pse e theksoj se, Cluj është favorit absolut dhe ka buxhet shumë më të madh se ne”, deklaroi trajneri kroat për faqen zyrtare të FBK-së.

Në trend Sport

Më shumë
Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Ndërkombëtare
Wayne Rooney zbulon kundërshtarin më të vështirë me të cilin është përballur gjatë karrierës së tij

Wayne Rooney zbulon kundërshtarin më të vështirë me të cilin është përballur gjatë karrierës së tij

Premier League
Gjiganti evropian kontaktoi Viniciusin pasi refuzoi kontratën e re me Real Madridin

Gjiganti evropian kontaktoi Viniciusin pasi refuzoi kontratën e re me Real Madridin

Ndërkombëtare
Ancelotti po përgatit një ndryshim befasues në formacionin ndaj Manchester Cityt

Ancelotti po përgatit një ndryshim befasues në formacionin ndaj Manchester Cityt

Liga e Kampionëve
Ylli i Real Madridit vazhdon si i dyshuar në rastin e skandalit seksual me fëmijë

Ylli i Real Madridit vazhdon si i dyshuar në rastin e skandalit seksual me fëmijë

La Liga
Paul Pogba mund t'i bashkohet klubit të njohur italian

Paul Pogba mund t'i bashkohet klubit të njohur italian

Serie A
Kalo në kategori