LAJMI I FUNDIT:

Ragmi Mustafi: Edhe një tjetër raport i BE-së konstaton se Serbia e Vuçeviqit me hapa prapa

Ragmi Mustafi: Edhe një tjetër raport i BE-së konstaton se Serbia e Vuçeviqit me hapa prapa

Ish-kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Serbi, Ragmi Mustafi ka thënë së raporti i fundit i Komisionit Evropian ka konstatuar se Serbia ka bërë përparim të kufizuar në forcimin e sundimit të ligjit dhe pavarësisë së gjyqësorit.

Mustafi përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se është e papranueshme që ndikimi politik të vazhdojë të ekzistojë mbi gjyqësorin, siç u shpreh ai “duke minuar drejtësinë dhe besimin e qytetarëve”.

“Përmirësimi i pavarësisë së gjyqësorit nuk mund të jetë vetëm një objektiv në letër, por duhet të jetë një përparësi reale dhe konkrete.


Lufta kundër korrupsionit mbetet një sfidë serioze, dhe mungesa e masave të efektshme kundër korrupsionit është pengesë e madhe për zhvillimin demokratik dhe ekonomik”, ka shkruar ai.

Tutje sipas tij, gjendja e lirisë së mediave është po ashtu alarmante.

“Mediat vazhdojnë të përballen me presion dhe kërcënime, dhe pluralizmi mediatik është i kufizuar. .

Proceset zgjedhore që nuk përputhen plotësisht me standardet ndërkombëtare për zgjedhje të lira dhe të drejta janë një tjetër shqetësim serioz.

Në aspektin ekonomik, borxhi publik i lartë dhe papunësia kërkojnë zgjidhje të qëndrueshme dhe përmirësime strukturore për të siguruar zhvillim të qëndrueshëm dhe inkluziv”, tha tutje Mustafi.

Ndërkaq, sipas tij Komisioni Evropian ka dhënë rekomandime të qarta: forcimin e sundimit të ligjit, luftën kundër korrupsionit, garantimin e lirisë së mediave dhe përmirësimin e proceseve zgjedhore.

“Zbatimi i këtyre reformave është thelbësor për avancimin tonë drejt integrimit evropian dhe për përmirësimin e standardeve demokratike dhe ekonomike”, ka shkruar ndër të tjera Mustafi në Facebook. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Politikë
Fermerët alarmojnë për vjedhje të bagëtive, policia po i heton rastet

Fermerët alarmojnë për vjedhje të bagëtive, policia po i heton rastet

Sociale
Kalo në kategori