Radhë të gjata nga tifozët që presin ta blejnë fanellën e re të Neymarit (Foto/Video)

Transferimi i Neymarit padyshim që ka befasuar të gjithë botën e futbollit.
Neymar përfundoi me sukses transferimin e tij nga Barcelona te PSG për një shifër prej 222 milionë eurove, duke u bërë transferimi më i shtrenjtë në histori.
Por, tifozët e skuadrës franceze nuk duan t’ia dinë për shifrën që klubi i tij ka paguar për prishjen e klauzolën së yllit brazilian.
Kjo pasi me të dal në shitja fanella zyrtare e Neymarit me numër 10, tifozët janë vërsulur drejt dyqaneve zyrtare për ta blerë atë.
Në disa fotografi dhe video të postuara nga faqja zyrtare e PSG, shihen radhët e gjatë të tifozëve që presin për ta blerë fanellën e idhullit tyre të ri. /Telegrafi/


Nga
Telegrafi
04/08/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals























































