Nuk është e lehtë për ta kuptuar racionalisht ngërçin ku kanë rënë bisedimet rreth koalicionit qeverisës mes partive politike që kanë fituar zgjedhjet e fundit në Kosovë. Personalisht kam qenë përkrahës i koalicionit mes VV-së dhe LDK-së. Kam menduar dhe mendoj që nga të gjitha partitë tjera politike, këto dy parti kanë kuadrot profesionalisht më të avancuara të cilat mund ta bëjnë ç’kapjen e institucioneve të shtetit. Por, ajo që këto ditë po ndodh në procesin e negociatave mes dy partive është shqetësuese, për të mos thënë imorale.
Është pak e çuditshme sesi strukturat udhëheqëse nga të dy partitë politike manifestojnë mungesë të theksuar racionalizmi politik në arritjen e marrëveshjes përfundimtare për koalicion politik. Kjo sepse ka më shumë se një javë që na është thënë se ato tashmë kanë arritur pajtueshmëri të plotë rreth programit politik qeverisës. Nëse kjo është kështu, për një mendësi racionale politike çështjet tjera do duhej të kuptoheshin si çështje minore, triviale.
Mund ta kuptojmë kryeneçësinë e kërkesës së LDK-së rreth postit të presidentit, por, duket pak irracionale kryeneçësia e VV-së në kundërshtimin që i bën kësaj kërkese. Nëse kauza politike e kësaj të fundit ka qenë ardhja në pushtet dhe fillimi i ç’montimit të kapjes së shtetit, dhe nëse harmonizimi i programi politik qeverisës e mundëson një gjë të tillë, atëherë refuzimi i tyre duket të jetë irracional.
Pretendimin e kreut të LDK-së për të ardhur në pozitën e kryetarit të shtetit e shoh si kërkesë tipike politike, që zakonisht vjen nga njerëz që ngarendin për poste, qoftë edhe nëse ato poste kanë karakter krejtësisht formal. Por, kjo kërkesë s’mund të konsiderohet jolegjitime. Personalisht nuk e shoh atë as si të dëmshme. Kushdo që vjen në postin e kryetarit të shtetit pas dy viteve, nuk mund të jetë person më pak kredibil sesa kryetari aktual. Në fund të fundit, VV duhet të pranojë një gjë: nëse personi kryesor negociues ka qenë kryetari aktual i LDK-së, dhe nëse ky i fundit duhet të shihet si garancë në zbatimin e programit qeverisës, atëherë s’ka si të jetë i dëmshëm edhe si kryetar shteti.
Nuk them se VV duhet të pajtohet që pozita e kryetarit të shtetit duhet t’i jepet LDK-së sepse ata kanë njerëz më kredibil për këtë pozitë. Them që Vetëvendosja duhet të lëshojë pe. Këtë duhet ta bëj për hir të kauzës politike qe e ka mbajtur gjallë deri sot. Nëse kompromisi nuk ndodh, atëherë faji për dështim nuk ka si t’i faturohet vetëm njërës parti politike.
VV, por edhe LDK, duhet të japin fakte se qeverisjen me fatin tonë nuk e konsiderojnë si privilegj, por si detyrë. Duhet të na bëjnë të qartë se neve na shohin ashtu siç i sheh një prind i mirë fëmijët e vet, apo siç një zot i mirë shtëpie i sheh dhe kujdeset për anëtarët e familjes së vet. E fundit: të dy partitë duhet të na bëjnë të qartë se politika për ta nuk është qëllim në vete, por është mjet që u mundëson atyre për ta marrë pushtetin dhe ta përmirësojnë jetën tonë.
Gjithçka tjetër do të ishte farsë dhe imoralitet.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
Guardiola bën 'goditjen' e parë të janarit: Transferimi 80 milionësh po zbarkon te Man City
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025