Menaxheri nga Podujeva që jeton në Kroaci ka shënuar transferimin e 204-të në karrierë, me kalimin e Etrit Berishës nga Kalmar FF te Lazio. Ai ishte menaxheri i parë që transferoi një shqiptar në Serie A pas 50 vitesh, kur Bogdani nënshkroi për Regginan.
13 vite më parë, ekonomisti me profesion Erjon Bogdani “zbarkoi” në Itali jo “me një gomone” si pretendonte me ironi shtypi italian i kohës, por pas një tratative serioze dhe të rregullt, të mbushur me detaje emocionuese me një firmë të bujshme. “Bogu”, sot golashënuesi më i mirë i përfaqësueses shqiptare ishte i pari kuqezi që zbarkoi në kampionatin më të bukur në Botë, pas kushedi sa dekadash. Gjatë kohës së Luftës së Dytë Botërore ishin Lushta me kompani që kishin bërë emër në futbollin fqinj por ajo ishte tjetër kohë dhe në kohët moderne të transferoje një shqiptar mes më të mirëve ishte si thuhet rëndom “gjë e madhe”. Meqenëse futbollisti dhe transferimi është gjithnjë në “vitrinë” pakkush mendon se kush është mbrapa. Punën e bisedimeve, “letrave” dhe tratative e bëjnë të tjerë, raporton gazeta e Tiranës, Sport Ekspres.
Elver Raça mbi të gjitha, menaxheri i suksesshëm shqiptar që në karrierë ka realizuar 204 transferime. Të gjitha në futbollin perëndimor. Jo pak, apo jo. Pas Bogdanit numri i lojtarëve shqiptarë që shkuan në Itali u rrit ndjeshëm. Tare fitoi një status të tillë vetëm disa muaj më vonë dhe sërish falë Raçës ndërkohë që ky i fundit realizoi transferimin e fundit pikërisht në ditët e fundit, teksa portieri Etrit Berisha fitoi një vend në organikën e Lazios dhe falë tratatiave të tij tanimë shqiptarët kanë një tjetër përfaqësues në futbollin e rëndësishëm të Apenineve. Nuk ka qenë e thjeshtë, ka qenë një tratativë që zgjati më shumë se 15 muaj dhe në mes ka dhe një çështje “Chievo”. Menaxheri rrëfen gjithë detajet e një kalimi të bujshëm.
Sa ka zgjatur tratativa Berisha dhe përse u komplikua ajo aq shumë?
Raça: Unë jam menaxheri i lojtarit dhe patjetër që mbroj interesat e tij sportiv në transferimet apo në mënyrën se si ai ka raportet zyrtare me klubet. Duhet të shpjegoj fillimisht që kemi të bëjmë me një futbollist jashtëzakonisht korrekt dhe çdo menaxher do kishte kënaqësi të bashkëpunonte me të. Është një djalë i shkëlqyer që gëzon kudo respektin e të gjithëve. Si në skuadrat ku luan ashtu dhe në ambientet e drejtuesve. Për këtë arsye tanimë në fund jemi të lumtur që u arrit akordi me Lazion dhe për më tepër jemi të gëzuar që u largua nga Kalmar me kokën lart, shumë i respektuar dhe me urimet e të gjithëve, drejtuesve të klubit dhe gjithashtu tifozëve. Kjo është shumë e rëndësishme në ambientin sportiv, pasi ana njerëzorë dhe korrektësia është gjithashtu e rëndësishme po aq sa dhe vlerat futbollistike.
Kur filloi tratativa?
Raça: Unë ja kam propozuar lojtarin që në maj të vitit 2012 Igli Tares që është drejtor sportiv te Lazio. Lojtari u grumbullua me përfaqësuesen për një ndeshje kundër Iranit dhe realisht zhvilloi një ndeshje shumë të mirë. Të gjitha zgjidheshin përveç pasaportës. Tratativat zgjatën rreth 15 muaj. Kanë qenë shumë intensive, shumë takime dhe jashtëzakonisht punë e bërë pas kuintave në sezonin pozitiv. Lojtari ndërkohë rritej dhe më dhe prezantimet me përfaqësuesen e ndihmuan ndjeshëm në rritjen e kuoateve.
A ka pasur skuadra të tjera e që e kërkonin?
Raça: Patjetër shumë, por në praktikën e punës sime është përcaktimi i objektivit dhe shkuarja deri në fund e qëllimit. Ne kishim vënë si qëllim Lazion dhe donim ta konkludonim. Ne donim Serinë A dhe një ekip të rëndësishëm.
Si është historia e Chievos dhe pretendimet e klubit veronez?
Raça: Një histori e pastër mashtrimi dhe ka disa detaje shumë interesante që e vërtetojnë këtë. E para klubi i Chievos nuk foli as me menaxherin e lojtarit dhe as me klubin e Kalmarit. Berisha kishte një kontratë deri në verën e 2014-ës me Kalmarin dhe 1 vit përpara se të mbarojë kontrata nuk mund të bësh bisedime me lojtarin pa folur minimalisht më parë me klubin që e ka në pronësi. Kjo histori i mërziti shumë drejtuesit e Kalmarit të cilët nuk e pranuan një tratativë të tillë.
Po lojtari a firmosi me Chievon?
Raça: Lojtarit iu dhanë një kontratë dhe iu tha që kishin folur me menaxherin dhe me Kalmarin. Në atë moment nuk ka qenë në dijeni të së vërtetës. Për më tepër ishte një kontratë e parregullt sepse nuk ish e përkthyer dhe e bërë brenda rregullave. Kësisoj kontrata ishte e pavlefshme. Kalmari dhe unë si menaxheri i lojtarit, folëm me Berishën dhe ai ishte më pas i qartë për gjërat. Dëshironte Lazion dhe ja ku është.
A mund të shkojë çështja në FIFA?
Raça: Jo nuk ka shans. Transferimi te Lazio është bërë i gjithi sipas rregullave. Klubi i Kalmarit ka dhënë lejen e kalimit kundrejt shfirës së vlerës së kartonit ndërkohë që lojtari dhe unë menaxheri i tij kemi nënshkruar me Lazion gjithashtu sipas rregullave.
Sa është vlera që do përfitojë Kalmar në këtë tratativë?
Raça: Shifrat nuk duam t’i bëjmë publike. Lojtari ka një kontratë katër vjeçare me Lazion.
A ishte e vështirë të jepte OK-in Kalmar?
Raça: Jo, suedezët janë një klub shumë modern dhe shumë të hapur për tratativa. Janë të qartë në atë që duan. Ata e dinin që herët a vonë Berisha do kërkonte një aventurë me një klub më të rëndësishëm dhe e respektonin vendimin e tij. Ndërkohë, jemi në treg dhe patjetër dhe ata donin të përfitonin diçka.
Pse u vonua transferimi. Mos ishte në mes problemi i Chievos?
Raça: Jo, procedurat për marrjen e pasaportës suedeze zgjatën më shumë se e mendonin. Akordi zyrtar me Lazion është arritur që ditë më parë, por vetëm për shkak të pasaportës u vonua prezantimi.
A do e pranojë Berisha stolin te Lazio?
Raça: Berisha është një djalë i përkushtuar dhe nuk i trembet konkurrencës. Unë jam i bindur që te Lazio do të ketë shanset e veta sepse Lazio ka bërë gjithashtu një investim të rëndësishëm. Ai ndihet me fat që do të luajë në një ekip të madh.
Ju personalisht si ndiheni pas këtij transferimi?
Raça: Kam realizuar transferimin tim të 204 në Ligat Evropiane dhe ndihem shumë i lumtur që kam arritur një gjë të tillë. /Sporti1/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëE pyeti Laportën për regjistrimin e Olmos, tifozi merr një përgjigje të prerë nga presidenti i Barcelonës
Ylli i Barcelonës mund të kalojë tek Man United në shkëmbim me Rashford
Historia rrëqethëse me djaloshin e verbër që ‘fshihet’ pas nënshkrimit me Ballkanin
Guardiola konfirmon se ylli i Man Cityt ka kërkuar largimin nga klubi
Para finales me Real Madridin, Raphinha dhe Araujo kërkojnë takim urgjent me Flick
Ten Hag dhe Henry në garë për të marrë drejtimin e kombëtares së madhe evropiane
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksident tragjik me autobus, të paktën dy të vdekur në Gjermani
Mbrëmë u eliminua nga Big Brother VIP Kosova, të nesërmen Rovena Stefa shfaqet duke pastruar borën nga shtëpia e saj në Bërnicë
Jack Smith jep dorëheqje nga Departmaneti amerikan i Drejtësisë
Ylli i Barcelonës mund të kalojë tek Man United në shkëmbim me Rashford
Publikohet rrëfimi i Gjestit: E kaluara e errët, nga largimi prej familjes deri te depresioni
Mbi gjysmë milioni euro për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës, historiani Kelmendi: Thuajse asgjë s’ka mbetur nga origjinali