LAJMI I FUNDIT:

Qyteti që po ngufatet në smog, ajri është helmues e qytetarët vjellin dhe u rrjedh gjak nga hunda (Foto/Video)

Qyteti që po ngufatet në smog, ajri është helmues e qytetarët vjellin dhe u rrjedh gjak nga hunda (Foto/Video)

Ndotja e ajrit në Bangkok ka arritur në atë nivel, sa që qytetarëve ka filluar t’iu rrjedh gjak nga hunda dhe të kolliten pandërprerë.

Smogu i madh mbulon qytetin për javë të tëra, kurse banorët vazhdimisht mbajnë maska që të mbrohen nga sëmundjet e ndryshme që mund t’ju shkaktohen, transmeton Telegrafi.


Në rrjetet sociale kanë filluar të qarkullojnë imazhe dhe video të ndryshme, ku shihet se si qytetarëve u rrjedh gjak nga hunda, madje edhe kafshët shtëpiake janë duke vuajtur pasojat e nivelit të lartë të ndotjes së ajrit.

Nëpër dyqane ka filluar të ndihet mungesa e maskave mbrojtëse, sa që qytetarët janë detyruar të improvizojnë duke i bërë me materiale të ndryshme të rrobave.

Tajlandezit Nutavut Sirichainarum i ishte mbushur edhe grushti me gjak, e për këtë ai fajëson sasinë e madhe të pluhurit që qarkullon në vendin ku ai jeton.

“Dy ditë më parë, kam pasur dhimbje të mëdha në hundë dhe mezi arrija të merrja frymë. Jam kollitur tërë natën, e të nesërmen më është përkeqësuar gjendja dhe kam vërejtur se po më rrjedh gjak nga hunda. Kam qenë i shokuar pasi një gjë e tillë kurrë më parë nuk më kishte ndodhur”, ka shtuar ai.

Shumica e banorëve janë diagnostifikuar me infeksion të thellë në mushkëri, me vjellje dhe kollitje të vazhdueshme. Ndërkaq autoritetet kanë njoftuar se gjatë javës së ardhshme do të mbyllin përkohësisht 437 shkolla për shkak të ndotjes së madhe të ajrit.

Emetimi i gazrave, fabrikat, ndërtimi i pakontrolluar dhe djegia e kulturave bujqësore, janë disa nga shkaqet e ndotjes së ajrit në këtë vend. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Franca i bashkohet SHBA-së, kërkon mineralet e rralla të Ukrainës

Franca i bashkohet SHBA-së, kërkon mineralet e rralla të Ukrainës

Evropa
Lista Serbe do t'i dërgojë 500 njerëz në Beograd për ta mbrojtur Vuçiqin

Lista Serbe do t'i dërgojë 500 njerëz në Beograd për ta mbrojtur Vuçiqin

Serbia
U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

Musk thotë se po merr kërcënime me vdekje pas shkurtimit të vendeve të punës në administratën federale

Musk thotë se po merr kërcënime me vdekje pas shkurtimit të vendeve të punës në administratën federale

Amerika
Trump kabinetit të tij: A është dikush i pakënaqur me Elonin? Nëse po, do ta nxjerrim jashtë

Trump kabinetit të tij: A është dikush i pakënaqur me Elonin? Nëse po, do ta nxjerrim jashtë

Amerika
Adoleshenti rrëmben vogëlushen derisa po lutej në xhami në Malajzi, e keqtrajton seksualisht – kamerat e sigurisë regjistrojnë gjithçka

Adoleshenti rrëmben vogëlushen derisa po lutej në xhami në Malajzi, e keqtrajton seksualisht – kamerat e sigurisë regjistrojnë gjithçka

Azia
Kalo në kategori