Longyearbyen është qyteti më verior në botë. Gjendet në Norvegji. Emrin e ka marrë sipas amerikanit John Munro Longyear, i cili atje ka hapur një minierë të qymyrit.
Një nga veçoritë e këtij qyteti është se në të “është e ndaluar të vdesë ndokush”. Kur ndokush sëmuret rëndë, ose është para vdekjes, atë e transferojnë me aeroplan ose me anije në brigjet tokësore të Norvegjisë. Por, edhe nëse ndokush vdes në qytet, ai nuk do të varroset aty, shkruan standard.al. Shkaktar kryesor për këtë është temperature tepër e ulët dhe trupi i njeriut nuk mund të dekompozohet.
Megjithatë, jeta në qytetin e “pavdekshëm” nuk është aq lakmueshme dhe ka sekretet e misteret e veta: ka një numër të madh të arinjve polarë – rreth tremijë – që tejkalon numrin a banorëve të këtij qytet (dymijë).
Për shkak të rrezikut që paraqesin këta arinj, qytetarëve të këtij qyteti u lejohet të mbajnë pushkë me vete, ndërsa e kanë të ndaluar të mbajnë mace sepse ato i rrezikojnë shpezët.
Qyteti e ka kishën dhe shkollën, ndërsa në kishë mund të shërbehen me kafe, ëmbëlsira, kartolina dhe gjëra tjera për turistët që gjatë vitit arrijnë në numrin 3,400.