LAJMI I FUNDIT:

Qytetari nga Deçani thotë se Policia dhe KFOR-i ia kanë larguar panot e vendosura me logon e UÇK-së dhe NATO-s

Qytetari nga Deçani thotë se Policia dhe KFOR-i ia kanë larguar panot e vendosura me logon e UÇK-së dhe NATO-s

Kastriot Hulaj, qytetar nga Komuna e Deçanit, ka njoftuar se Policia e Kosovës dhe KFOR-i ia kanë larguar pasditen e së hënës panot të cilat ishin pronë e tij, e në të cilat ishte logoja e UÇK-së dhe NATO-s.

Sipas tij, panot kanë qenë aty tash e disa muaj por janë larguar në ditën kur ai e kishte vendosur logon e UÇK-së.

Ai gjithashtu ka thënë se ky veprim i Policisë dhe KFOR-it është bërë pa asnjë arsyetim dhe me masa të rrepta.


“Pa asnjë arsyetim e me masa të rrepta të Policisë së Kosovës dhe KFOR-it Italian dhe pa asnjë dokument apo vendim për rrënim, pasditen e sotme më janë rrënuar panot të cilat ishin pronë e imja. Çudia e gjithë kësaj pune është se pse u desht të rrënohen bash sot, kur në të i vendosa këto tri shkronja UÇK sepse panot ishin aty tash e disa muaj”, ka shkruar Hulaj në Facebook.

Ai ka paralajmëruar se rastin do ta inicioj në organet kompetente.

“Me këtë rast unë do të inicioj si rast dhe sigurisht do të merret prokuroria dhe gjykata! Gjithsesi, qytetarë të Deçanit e ju ish-ushtarë të vërtetë të UÇK-së mos u mërzitni sepse ditëve në vijim do ta mbushim gjithandej Deçanin po më këto shkronja e po më këtë logo”, ka shkruar tutje qytetari./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Barnatoret nuk zbatojnë vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për çmimet e barnave

Barnatoret nuk zbatojnë vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për çmimet e barnave

Lajme
Kalo në kategori