Ndonëse dje Qendra e regjistrimit të automjeteve dhe ajo për pajisje me dokumente njoftoi se është mbyllur përkohësisht, pasi që disa zyrtarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, numër i madh i qytetarëve janë parë edhe sot para kësaj qendre.

Pavarësisht se shumica prej tyre shihet se kanë vendosur maska, distanca nuk shihet se është duke u respektuar.


Në fotografitë që ka siguruar Telegrafi shihet mjaftë qartë radha e gjatë e qytetarëve para kësaj qendre.

Ndryshe dje kjo qendër ka njoftuar se “deri në përfundimin e procesit të testimit të stafit të këtyre dy qendrave, të gjitha shërbimet e Regjistrimit të Automjeteve do të bëhen në Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve të rajonit 01 në komunat: Fushë Kosovë, Obiliq, Podujevë, Graçanicë, Lipjan dhe Drenas”. /Telegrafi/

107062536 276439106956631 3762400348980666745 n

107387986 285414935909551 271220167191801200 n

107274050 293905878636071 3717630550285182247 n