Pas tridhjetë ditë agjërimi, nesër besimtarët myslimanë gjithandej botës festojnë festën e Fitër-Bajramit.
Zakonisht ceremonia e festimit të kësaj feste myslimane fillon me faljen e namazit të mëngjesit në xhami, por edhe faljen e Bajramit.
Mirëpo këtë vit për shkak të masave kundër pandemisë Covid-19, xhamitë do të qëndrojnë të mbyllura.
Megjithatë qytetarët myslimanë, pajtohen me vendimet e institucioneve shëndetësore, por edhe fetare.
Ata thonë se do të vazhdojnë t’i respektojnë rregullat e Ministrisë së Shëndetësisë.
Qytetari, Asllan Janoha, thotë se mbyllja e xhamive ka ardhur si rezultat i vlerësimit të gjendjes 2 mujore me Covid-19, nga Ministria e Shëndetësisë.
Ai theksoi se këtë vit duhet t’i lëmë anash tubimet tradicionale që zhvillohen zakonisht për këtë festë.
“Qytetarët duhet ta kuptojnë se me rastin e epidemisë sëcoronavirusit, IKShPK-ja, e ka përcjell gjendjen qe 2 muaj e më shumë, prandaj edhe qytetarët janë vetëdijesuar se falja e Fitër-Bajramit këtë vite nuk do të bëhet. Ma merr mendja se është e arsyeshme edhe mos me u falë nëpër xhamia edhe mos me u tubu siç e kemi zakon ne Shqiptarët me shku nëpër ndeja, me u tubu nëpër dreka darka”, thotë ai.
Qytetari tjetër, Osman Vitia, thotë se mbyllja e xhamive dhe festimi i Fitër -Bajramit në mënyrë jo të zakonshme, ka ardhur si rezultat i situatës së krijuar me pandeminë Covid-19, andaj duhet të respektohet.
“Sigurisht që jo shumë e pranueshme për qytetarët mirëpo meqë është situate siç është me pandemi, duhet respektuar dhe kësaj radhe duhet ta festojmë kështu secili në familjen e vet pa vizita pa ceremoni fetare e kështu me radhë…Nuk duhet të hapen Xhamitë, është vendim Bashkësisë Islame dhe i Ministrisë së Shëndetësisë prandaj duhet të respektohen këto sepse është në interes të qytetarëve”, deklaroi ai.
E Zymer Maxharri, thotë se ritet fetare mund të realizohen edhe nëpërmjet televizorit dhe mjeteve tjera teknologjike, andaj bën thirrje për respektim të këtij vendimi.
“Situata e bën të veten edhe të falurit, mund t’i bëjmë tash kemi mjete të sofistikuara, i pyesim njerëzit si je qysh je, si ata në Amerikë si këtë shokun që e kam një mur ndërmjet është njëjte…Qeto ritual mund t’i kryejmë edhe në shtëpi tek e fundit, tash me mjete me televizor”, thotë Maxharri
Kurse, Enver Fazliu, thotë se Ministria e Shëndetësisë këtë kohe pandemia, ka bërë shumë punë, e që sipas tij duhet vlerësuar.
“Sipas Ministrisë së Shëndetësisë ne duhet me u ruajt për shëndetin tonë, miqve shokëve. Ne nuk jemi kompetentë për me vlerësu se a duhet me u hape a nuk duhet, Ministria e shëndetësisë ka bërë punë të madhe deri këtu, në fund mos të hupim lojën për 10 minuta…Absolutisht po, nuk do ja humbim mundin e tyre”, thotë Fazliu.
Kjo festë vjen pas muajit të shenjtë të Ramazanit, gjatë të cilit agjërohet 30 ditë, në shenjë sakrifice dhe përkushtimi ndaj Zotit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Plazh në shkurt, pushuesit në Vlorë sfidojnë temperaturat e ulta dhe lahen në det

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë