LAJMI I FUNDIT:

Qytetarët mirëpresin lehtësimin e masave kundër COVID-19

Qytetarët mirëpresin lehtësimin e masave kundër COVID-19

Nesër fillon faza e dytë të lirimit të masave kufizuese si pasojë e  pandemisë COVID-19, e që me këtë po thuhet se do të bëhet hapje më e madhe e ekonomisë së vendit.

Të hënën me vendim të qeverisë në detyrë, pas më shumë se dy muajve, do të rihapen floktarët dhe sallonet e ondulimit, stomatologët dhe fizioterapitë, tregtarët me pakicë dhe tregu i gjelbër, gastronomia (merre-me- vete), transporti hekurudhor, transporti urban dhe ndër-urban ( me leje të veçantë), qendrat e thirrjeve telefonike (me lista të stafit esencial), si dhe galeritë e muzetë.

Ani pse shumë nga këto veprimtari do të vazhdojnë punën nesër, të njëjtat nuk janë të informuara nga institucionet kompetente se si do të operojnë.


Drejtori i Stacionit të Autobusëve në Prishtinë, Luan Hoti tha për KosovaPress se janë të gatshëm për të vazhduar punën, por ai shprehet kritik ndaj qeverisë, pasi që siç thotë, nuk janë në dijeni se çfarë nënkupton ‘leje e veçantë”.

“Nuk kam marrë asgjë zyrtare nga institucionet kompetente lidhur me masën e dytë për lehtësimet që do të bëhen. Këto jam duke i marrë nga burime të ndryshme, sidomos nga mediat. Ne si ndërmarrje, Stacioni i Autobusëve, nuk jemi në dijeni se çfarë do të thotë leje e veçantë dhe kemi dilema se çfarë do të thotë… Ne vazhdojmë sipas mënyrës se si kemi vazhduar deri më tani. Ne jemi gjysmë funksional që nga dita e 13 marsit, edhe e nesërmja mund të jetë një ditë e rregullt e punës, do të kemi numrin e caktuar të punëtorëve, të cilët do të punojnë kur kemi fluks të autobusëve”, tha ai.

Ndërkohë, që i njëjti tregon se nesër do të fillojnë punën nga ora 08:00, ani pse nuk janë të informuar se sa udhëtarë do të lejohen në autobusë, dhe rregulla të tjera që përfshihen në fazën e dytë lehtësuese të masave.

Shumë veprimtari që nga nesër do të vazhdojnë të punojnë, të dielën kanë filluar përgatitjet. Ani pse sektori i gastronomisë përfshin shërbimin vetëm “merre me vete”, gjatë ditës janë parë kafiteri në kryeqytet duke u bërë gati për vazhdim të punës.

Rrallë shihen edhe qytetarët të cilët janë të pajisur me maska e doreza, ani pse institucionet shëndetësore vazhdojnë të bëjnë thirrje që këta të fundit të jenë të pajisur me to si pjesë e masave mbrojtëse kundër përhapjes së koronavirusit.

Zëdhënësi për media në Policinë e Kosovës, Daut Hoxha tha se gjatë 24 orëve të fundit janë ndaluar dy persona për mos respektim të masave për mbrojtje kundër COVID-19.

“Sa i përket situatës në terren në kuadër të Policisë së Kosovës ne kemi pranuar informacione që gjatë 24 orëve të fundit kemi të evidentuara vetëm dy raste që ndërlidhen për mos veprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë. Kemi një rast në rajonin e Gjilanit dhe një në rajonin e Mitrovicës së Veriut. Gradualisht qytetarët janë vetëdijesuar dhe kanë kuptuar që masat e ndërmarra nga autoritetet shëndetësore dhe ato policore kanë për qëllim ruajtjen e shëndetit të tyre”, tha Hoxha.

Nga fillimi i pandemisë, policët kosovarë kanë punuar nga 12 orë në ditë. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës thotë se nuk është marrë ndonjë vendim ende se nëse do të zgjasë apo jo ky orar, pasi nga nesër nis faza e dytë lehtësuese e masave.

“Edhe në këto momente jemi në proces të implementimit të planit të paraparë deri në këtë fazë. Dhe natyrisht pas marrjes së rekomandimeve të reja dhe hyrjes në fuqi të fazës së re do të rishqyrtohen vendimet tjera. Dhe do të merren gjitha vendimet konform planeve në proces, dhe në të mirë të implementimit sa më efektiv dhe efikas të këtij plani”, tha ai.

Nga nesër do të lejohet edhe dalja dy herë në ditë nga dy orë, sipas numrit të parafundit personal të letërnjoftimit. Për këtë kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se çdo lëvizje është e arsyeshme vetëm nëse është e domosdoshme.

Megjithatë, lëvizjet janë të shumta në rrugët e kryeqytetit, qoftë të lëvizjeve në këmbë, por edhe me automjete.

Blerim Krasniqi, banor në Prishtinë, thotë se po respekton vendimet e qeverisë, dhe daljet në orarin e paraparë.

“Po mundohemi, edhe pse kjo zgjati, por duhet ta luftojmë deri në maksimum virusin edhe duhet t’i respektojmë masat. Edhe pse mendoj që prej javës të ardhshme do të fillojë të lehtësohet lëvizja. Kështu që sa do të jemi të vigjilent dhe të kujdesshëm dhe të respektojmë masat, shpresojmë që virusi nuk do të ketë më hapësirë. Krejt varet edhe prej nesh, sa jemi të disiplinuar”, thotë ai.

Pavarësisht se thotë se këto masa duhet respektuar, qytetari Ismajl Jashanica shfaq drojë se çështja e pandemisë është zmadhuar.

“Masat e vërtetë është që për të mirë të popullatës, nuk po them kurrgjë, por mendoj se është rritur pak. Sëmundje ka pasur edhe më parë, duhet të ruhemi. Por që duhet respektuar, gjithqysh duhet pasi është për të mirën tonë, për popullin”, tha Jashanica.

Ndonëse jo i pajisur me maska e doreza, qytetari tjetër Halil Gashi po thotë se po respekton orarin e lëvizjes.

“Unë i respektoj se e kam prej 12-ve, dhe i respektoj vendimet e qeverisë. Nuk kam problem, është bërë mirë që i kanë lëshuar prej nesër që të dalin njerëzit të punojnë nga pak, nuk ka asgjë nëse vetëm rrimë…Veç në këtë kohë kam dalë prej 12-ve deri në 1 e 30, në 2 e në 3”, tha ai.

E pas pushimit të detyruar për dy muaj shkaku i pandemisë, disa nga bizneset kanë filluar t’i hapin dyert për klientët.

Të dhënat e Administratës Tatimore të Kosovës tregojnë se mbi 1.600 persona kanë deklaruar se kanë mbetur të papunë gjatë pandemisë. Por, ky numër dyshohet se është më i madh, pasi një pjesë e madhe e tyre nuk janë deklaruar nga kompanitë. Janë edhe dhjetëra-mijëra të tjerë që kanë punuar në tregun joformal.

Kosova ka 978 raste me koronavirus, prej tyre 713 të shëruar dhe 29 raste me përfundim fatal. /kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
KFOR-i bën patrullime në Istog

KFOR-i bën patrullime në Istog

Lajme
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta “The Advertiser” ndërton kronologjinë e ngjarjes

Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta “The Advertiser” ndërton kronologjinë e ngjarjes

Lajme
Tuberkulozi në Kosovë, Mehmeti: Paraqet rrezik deri në momentin kur diagnostikohet, trajtimi duhet të bëhet deri në fund

Tuberkulozi në Kosovë, Mehmeti: Paraqet rrezik deri në momentin kur diagnostikohet, trajtimi duhet të bëhet deri në fund

Shëndetësi
Kalo në kategori