Qytetarët shprehen të shqetësuar për përdorimin e gjuhës së ashpër në tubimet zgjedhore. Sipas tyre kjo nuk duhet të bëhet nga njerëz të shkolluar e që mbajnë pozita në shtet. Ata thonë se partia në pushtet po përdorë gjuhë të ashpër, ngase sipas tyre “po mendojnë t’i përfitojnë votuesit më herët” dhe se po frikësohet se nuk do ta arrijë 51 për qindëshin e kërkuar.
Gjatë ditës së sotme, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka dënuar tri subjekte politike për shkelje të “Kodit të Mirësjelljes” gjatë fushatës zgjedhore.
Partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje është dënuar me tre mijë euro për gjuhën e përdorur të kryeministrit Albin Kurti në Pejë më 13 janar. Lidhja Demokratike e Kosovës është dënuar me 20 mijë euro dhe me 12 mijë euro Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Për këto dënime për LDK-në dhe AAK-në ankesa është bërë nga Lëvizja Vetëvendosje.
Për përdorim të gjuhës së ashpër, kryeministri Albin Kurti mori kritika më të forta nga qytetarët shkaku i pozicionit të tij në pushtet.
Qytetari Hamdi Haliti e quajti shprehje banale fjalën “zuzarë” të përdorur nga Albin Kurti në tubimin në Mitrovicë. Përveç kësaj, ai tha se nuk u beson premtimeve të partive politike, ngase “kur po ulen në karrige po i harrojnë ato”.
“Fushata zgjedhore tash që ka filluar është një gjuhë pak më e ashpër, po më duket mua. Nuk e di për çfarë arsye, a po mundohen t’i përfitojnë tash votuesit çdonjëri apo nuk e di. Asnjë parti nuk ka filluar mirë ashtu, e qetë. LDK-ja e ka një nismë më të mirë. Vetëvendosja, kryeministri, po mundohet pak t’i jep me forcë t’i tërheqë votuesit… A po mendon se cilado parti që do të fitojë në këto zgjedhje do t’i përmbushë premtimet që po jepen në fushatë? Jo, se jemi mësuar qe 25 vjet që tjetër premtojnë e shumë pak përmbushin. Kur po ulen në karrige, atëherë po harrojnë për paga e premtimet që kanë bërë… Po më duket pak Albini do farë, nuk po i kuptoj termet e tij. Një farë fjalie që e përdori zuzakët apo zuzarët… Po bie pak si shprehje banale. Përdori të gjitha mënyrat paqësore në mënyrë të thjeshtë dhe të butë, dhe realizo premtimet”, tha Haliti.
Mustafë Ahmetxhekaj thotë se të gjitha partitë pa dallim po e teprojnë me gjuhën e ashpër dhe sugjeron që ato më tepër të orientohen në shpalosjen e plan-programeve zgjedhore.
“Nuk është mendim i mirë me fol keq e me shpreh urrejtje ndaj njëri-tjetrit. Partitë politike janë parti politike, të gjitha janë interesa. Por, nuk është e nevojshme të shprehin mënyrën negative, të shprehin urrejtje ndaj njerëzve, ndaj partive. Sepse të gjithë jemi njerëz. Mirëpo, kjo është fushatë zgjedhore dhe është normale… Të gjitha partitë po e teprojnë, sepse vetë natyra e zgjedhjeve ashtu që duhet të flasin, por jo në këtë formë siç po paraqiten siç i pashë para dy apo tri dite. ‘Jo këta janë kështu, e ata ashtu’. Duhet të orientohen më tepër në bazë të programit, projekteve, punën që bëjnë e që do ta bëjnë. Gjuha e urrejtjes nuk është e favorshme as për popullin, as për partitë politike”, tha Ahmetxhekaj.
Ndërkaq, Sherif Kabashi vlerëson se përdorimi i gjuhës së ashpër nga kryeministri Kurti po bëhet, “se ndoshta po frikësohet”.
“Kohën e fundit Albini po bërtet pak më shumë, ndoshta po frikësohet, që nuk mund t’i bëjë 51 për qind. Partia e parë do të del, por 51 për qind nuk do t’i bëjë… Fushata po shkon mbarë. Fjalorin po e përdorin mirë të gjithë, por Kurti po bërtet pak më shumë, po iu thotë ‘dallaveraxhi’, po iu thotë me fjalët më të vështira. Si t’i përmend fjalët më të vështira, ai ose frikësohet për diçka ose mendon se do të fitojë 70 për qind siç ka thënë. Këtë vit, jo! Sa për qind pret që t’i fitojë këtë vit? 35-37 se ka premtuar shumë e s’ka bërë asgjë. Në veri mirë që ka bërë shumë, por këndej nuk ka bërë asgjë, as nuk ka ndërtuar autostradë. 60 çerdhe ka thënë në Prishtinë, i ka ndërtuar 4-5. Asfalt hiç, asgjë, vjedhje, kolegët e tij kanë vjedhur sa kanë mundur”, tha Kabashi.
Edhe Sherif Vrajolli thotë se fushata ka filluar mbarë dhe qetë, por shprehet i shqetësuar me gjuhën e përdorur nga partitë politike.
“Mirë po shkon fushata në përgjithësi, përveç këta fjalorin që e kanë pak si gjithë Vetëvendosja. E kanë një fjalor shumë të keq dhe nuk më pëlqejnë. Përndryshe, mirë është duke shkuar fushata… Më pengon se kryeministri nuk duhet të merret me disa gjëra banale, me disa fjalë që i thotë, mua nuk më duken të mira ato…Pres ndryshim, besoj që do të jetë më mirë, një parlament që i ka hije… Fushata kështu fillon, më vonë pritet pak më tepër të ndizet”, thotë Vrajolli.
Secila parti duhet ta kontrolloj veten, thotë një qytetar i cili nuk deshi ta bëjë të ditur identitetin.
“Duhet të ruajnë gjuhën, të mos flasin gjithçka. Ne tash të gjithë jemi, shpresojmë të fitojë më i miri dhe më i drejti. Ne i kemi sytë te rinia. Nëse flasim në mënyrë jo të hijshme, atëherë kjo nuk është në rregull. Secila parti duhet ta kontrollojë veten”, tha ai.
Musli Haxholli potencon se në vend të gjuhës së vrazhdë, partitë duhet t’i paraqesin plan-programet dhe t’i lënë votuesit të zgjedhin ata që dëshirojnë.
“Fushata ka filluar mirë për disa parti. Fushatë të mirë është duke bërë opozita, PDK-ja, LDK-ja, edhe Aleanca gjithashtu. Mirëpo, nuk po më pëlqen partia në pushtet çfarë fjalori po e përdorë kundër partive në opozitë. Kjo nuk ka qenë kurrë. Ajo duhet ta paraqesë plan-programin e vet, secila parti. Në bazë të plan-programit qytetari vendos kujt t’i jep votën. Vota është e fshehtë. Fjalë, gjuhë vulgare. Nuk bën të thuhen ato fjalë nga njerëzit e shkolluar. Njeri i shkolluar me fakultet ose magjistër, ose deputet nuk guxon t’i thotë ato fjalë…Tubimet janë të qeta për momentin, por vjen duke u forcuar. Sa më afër zgjedhjeve, çdo parti e ka dëshirën e vet të fitojë”, potencon Haxholli.
Më 11 janar ka filluar zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet e rregullta parlamentare të 9 shkurtit. Në garë janë 28 subjekte politike dhe 1 mijë e 280 kandidatë për deputetët të certifikuar nga KQZ-ja. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Hamza do t’i investojë mbi 6 miliardë euro në projektet kapitale dhe zhvillimore
Maqedoni, seancë konstituive e Komisionit për dekorime dhe mirënjohje
Dhjetëra persona kërkojnë ndihmë për evakuim dhe trajtim mjekësor, policia jep detaje për zjarrin në Emshir
Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet
Objekti banesor përfshihet nga zjarri në Emshir të Prishtinës
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi
Operacioni i diskutueshëm i mbylljes së institucioneve paralele serbe
Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij
ShBA lejon blerjen e helikopterëve “Black Hawk” për FSK-në, Fetoshi: Arritja më e madhe për Kosovën dhe mesazh i qartë për Serbinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime