LAJMI I FUNDIT:

Qytetarët kërkojnë kthimin e nxënësve në shkolla, kundërshtojnë mbajtjen e mësimit “online”

Qytetarët kërkojnë kthimin e nxënësve në shkolla, kundërshtojnë mbajtjen e mësimit “online”

Edhe pse kanë mbetur vetëm 1 javë për fillimin e vitit shkollor, MASh nuk ka vendosur ende se si do të mbahet ky proces.

Qytetarët po vlerësojnë se më 1 shtator fëmijët duhet të kthehen në bankat shkollore, derisa kundërshtojnë vazhdimin e mbajtjen së mësimit “online”.

Ata madje thonë se fillimi i procesit mësimor duhet të realizohet me kapacitete të plota, pa orar të shkurtuar.


Qytetari Dilaver Kryeziu, thotë se pavarësisht situatës së krijuar me Covid-19, fëmijët duhet të fillojnë procesin mësimor.

Sipas tij vetëm në ketë mënyrë do të ketë arsimim të mirëfilltë.

“Gjithsesi duhet me u kthye në qoftë se doni me pas tamam një arsimim me dinjitet, një arsimim që na takon neve e sidomos fëmijëve”, thotë ai.

Qytetari tjetër, Naim Bytyqi, kthimin e nxënësve në bankat shkollore e sheh si zgjidhje adekuate. Derisa theksoi se fillimi i procesit mësimor duhet të bëhet ma kapacitete të plota, pa orar të shkurtuar.

Mendim të njëjtë ndan edhe Rifat Ejupi, i cili pretendon se fëmijët kanë imunitet të mjaftueshëm dhe se nuk janë të rrezikuar nga virusi.

Kurse, Fadil Gashi thotë se çështja e kthimit apo jo të fëmijëve në shkolla nuk duhet të diskutohet.

Për të mësimi fitohet vetëm në këtë institucion dhe jo në platforma “online”.

“Po me siguri duhet se mësimi më i mirë bëhet nëpër shkolla, jo nëpër shtëpi. Për rrezik, varet qysh e ka pa OBSH-ja,…”, thotë Gashi.

Për Xhevat Hoxhën, kthimi në shkolla do të ishte vendim adekuat, për faktin se siç deklaroi ai, shumë fëmijë nuk kanë mundësi të ndjekin mësimin “online”.

Kurse, Mirsad Krasniqi, po vlerëson se me kujdes të shtuar fëmijët duhet të kthehen në bankat shkollore.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka paraparë fillimin e vitit të ri shkollor sipas tre skenarëve, ku skenari A përfshin mësimin me prezencë në institucionet shkollore me masat parandaluese, skenari B nënkupton rikthimin e pjesshëm me mësim të kombinuar-prezencë dhe mësim në distancë dhe skenari C mësimi në distancë. /kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Lajme

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Lajme
Kalo në kategori