Qytetarët e Shkupit në mënyrë kronike duke filluar nga nëntori e deri në dy-tre muajt e ardhshëm ballafaqohen me ajër të papastër, kurse prej para pak kohësh për këtë, qytetarët disponojnë edhe me vërtetime mjekësore se ajri i ndotur është ndër shkaktarët kryesorë i shumë sëmundjeve. Monitorimi elektronik i ndotjes në lagjet e ndryshme, tregon se niveli i ajrit të ndotur është i përmasave të mëdha. Për shkak të kësaj, autoritetet lokale janë duke kërkuar zgjidhje duke u mbështetur në përvojat e qyteteve tjera gjithandej në botë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Në Shkup ajri është shumë i ndotur. Rëndë është sepse nuk ndërmerren masa. Mungon bukur shumë gjelbërimi i cili ndikon për uljen e ndotjes. Kanë mbjellë tjera, por derisa të rriten do të kalojë shumë vite”, u shpreh Todor Kërstevski, qytetar.
“Ajri është tej mase i ndotur, definitivisht duhet të ndërmerren masa. Kjo e gjitha duhet pastruar me qëllim që të jetojmë siç duhet.”
“Në botë ka shumë zgjidhje të dobishme, por megjithatë do të duhej që kryetarët e qytetit të kujdesen më shumë. Ashtu siç kanë shpenzuar shumë para për shumë punë tjera, duhet të shpenzojnë gjithashtu edhe për blerjen e ndonjë instalacioni për pastrimin e ajrit”, u shprehën disa qytetarë për Tv21.
“Më shumë kemi prerë drunj sesa kemi mbjellë, duhet përfundimisht të ndërmerren masa rigoroze. Ja çmimet e benzinës rriten, kurse të gjithë përsëri lëvizim me vetura”, tha Radmilla Pavllevska, qytetare.
Gjetjet e ekspertëve të Institutit finlandez për meteorologji dhe Agjencisë austriake të Mjedisit Jetësor thonë se grimcat PM në ajër kryesisht janë rezultat i oxhaqeve të amvisërive, madje sipas këtyre të dhënave amvisëritë ndikojnë me 32 përqind në ndotjen e ajrit. Vijojnë mjetet e komunikacionit rrugor me 20 përqind, pastaj industria me 18 përqind. Ndërkaq, këtu bën pjesë edhe pluhuri i punimeve të ndërtimtarisë. Kryetari i komunës së Shkupit thotë që administrata e cila udhëhiqet prej tij është duke punuar në lidhje me këtë problem që i tangon të gjithë qytetarët e kryeqytetit të Maqedonisë. Ai njëherësh u bëri thirrje të gjithë komunave tjera të Shkupit të kontribuojnë më shumë.
“Marrim pjesë në shumë projekte evropiane përmes së cilave e dimë rrugën nëpër të cilën duhet të ecim. Kemi nisur procedurë për blerjen e 50 autobusëve elektrikë, me çka ndjeshëm do të reduktohet ndotja e ajrit nga transporti publik”, u shpreh Koce Trajanovski, Kryetar i Qytetit të Shkupit.
Eksperti nga Finlanda, Erki Parjalla thekson se materialet ngrohëse duhet ndërruar me peleta, kurse autobusët e vjetër duhet t’i zëvendësojmë me autobusë ekologjikë me qëllim ndryshimin e vetëdijes së popullatës për përdorim sa më të shpeshtë të transportit publik.
“Zhvillimi i komunikacionit rrugor duhet të lëvizë në drejtim i cili do të lejojë lirimin e zonave të qytetit ku ka trafik të ngarkuar. Ndërkaq, gjithashtu e rëndësishme është edhe promovimi i kulturës së çiklizmit, ecjes dhe ngjashëm”, tha Erki Parjalla, Finlandë – Qendra Rajonale për Ambient Jetësor.
Përndryshe, sipas përvojave të qyteteve tjera evropiane që e kanë zgjidhur problemin e ndotjes së ajrit, nuk duhet të jemi optimistë. Rezultatet tregojnë se qytetarët e Shkupit me gjasë do të vazhdojnë të thithin ajër të papastër edhe në dy dekadat e ardhshme./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Zgjedhjet në Shqipëri, 42 mijë shtetasve nga diaspora u refuzohet aplikimi

Shala për grisjen e Kuranit në Prizren: Akt që duhet hetuar pa emocione nga organet e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës