LAJMI I FUNDIT:

Qytetarët e mirëpresin reciprocitetin për targat ndaj Serbisë

Qytetarët e mirëpresin reciprocitetin për targat ndaj Serbisë

Vendosja e reciprocitetit ndaj Serbisë për targa ka ngjallur reagime të shumta, por qytetarët e kanë mirëpritur këtë vendim të Qeverisë.  

Pas pesë ditëve të skadimit të marrëveshjes për targat, të hënën më 20 shtator – forca të mëdha policore u vendosën në pikën kufitare Jarinjë -Bërnjak për të zbatuar reciprocitetin. Dhe sipas kësaj veturat me targa të Serbisë do të mund të qarkullojnë në Kosovë vetëm nëse i heqin ato dhe pajisen me targa të përkohshme të Kosovës.

E një vendim të tillë të Qeverisë e mbështesin edhe qytetarët e Kosovës, sipas të cilëve kjo masë ndaj Serbisë është dashur të merret më herët.


“Reciprociteti është shumë i qëlluar, është dashur të ndodhë shumë më herët por prapë se prapë kurrë nuk është vonë. Ne duhet në gjithçka të kemi reciprocitet me Serbinë, jo vetëm në këtë por në çdo çështje tjetër”, tha Adhurim Demi.

Adhurim Demi

Përveç kësaj, ata thonë se ka mundësi të rritjes së tensioneve dhe reagimeve në veri të vendit pas këtij vendimi.

“Edhe po të mos ishte kjo, atje tensionet janë të ngritura gjithmonë dhe sigurisht që do të ngriten pak por ata duhet të lëshojnë pe sepse nuk kanë të drejtë”, tha Mirsad Krasniqi.

Mirsad Krasniqi

Por, sipas tyre edhe pse mund të ketë tensione në veri, qytetarët atje duhet ta kuptojnë që jetojnë në territorin e Kosovës.

“Çdoherë kur ka ndodhë diçka në veri ka pasur tensione, edhe për gjëra më banale, por qytetarët e veriut duhet ta kuptojnë që jetojnë në Kosovë dhe duhet të respektojnë ligjet e shtetit në të cilin jetojnë, pavarësisht asaj që ata ende nuk e pranojnë realitetin”, tha Valbona Mazreku.

Valbona Mazreku

Ndryshe, Qeveria e Kosovës nga e hëna ka filluar zbatimin e reciprocitetit ndaj Serbisë për targat e automjeteve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Haradinaj reagon ndaj vendimit të OVL-UÇK-së: Dita e Pavarësisë nuk i takon vetëm veteranëve

Haradinaj reagon ndaj vendimit të OVL-UÇK-së: Dita e Pavarësisë nuk i takon vetëm veteranëve

Lajme
Përfundon numërimi i votave për deputetë në pesë komuna, vazhdon në 29 të tjera

Përfundon numërimi i votave për deputetë në pesë komuna, vazhdon në 29 të tjera

Politikë
Reagon ish-kryetarja e Kushtetueses,Caka: Nuk kam diskutuar me askënd për ndonjë funksion politik

Reagon ish-kryetarja e Kushtetueses,Caka: Nuk kam diskutuar me askënd për ndonjë funksion politik

Politikë
Ambasada e Kosovës në Austri me një njoftim të rëndësishëm për konvertimin e patentë shoferëve

Ambasada e Kosovës në Austri me një njoftim të rëndësishëm për konvertimin e patentë shoferëve

Lajme
Bekim Jashari i reagon OVL-UÇK-së: Ka mijëra arsye për të festuar lirinë dhe pavarësinë, bojkoti nuk ndryshon rrjedhën e historisë

Bekim Jashari i reagon OVL-UÇK-së: Ka mijëra arsye për të festuar lirinë dhe pavarësinë, bojkoti nuk ndryshon rrjedhën e historisë

Lajme
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori