Rreth tre mijë tonë duhan, në vlerë mbi 300 milionë euro, kanë shpenzuar qytetarët e Kosovës brenda një vitit. Ndërkohë, qytetarët janë të pakënaqur me punën e autoriteteve përgjegjës për zbatimin e Ligjit Kundër Konsumimit të Duhanit në vendet publike.
97 për qind e sasisë së duhanit që futet në vendin tonë, është i paketuar dhe gati për konsum, derisa importi i fletëve të duhanit është i vogël.
Kështu bëri të ditur për KosovaPress, zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, i cili thotë se brenda 10 viteve të fundit në shtetin tonë, mesatarja vjetore e importit të duhanit arrin rreth 300 mijë tonë.
“Realisht importi i duhanit në Kosovë brenda një viti shkon rreth 3,000 tonë, ka vite kur e kemi 2,700 apo 2,800, mirëpo një mesatare vjetore në 10 vitet e fundit është rreth 3,000 tonë. Në vitin 2019 i kemi pasur rreth 2,800 tonë. Në vitin 2020 ndoshta edhe për shkak të pandemisë ka qenë i vetmi produkte nuk është afektuar as në import, as në vlera të importit, kjo i bie në sasinë e njëjte, faktikisht deri tash janë importuar deri në 700 tonë”, thotë ai.
Derisa flet për importin e duhanit, ai thotë se ka shumë pak import të fletëve të duhanit.
“Duhani që futët në Kosovë 97 për qind futet i paketuar për konsum të menjëhershëm, derisa kemi shumë pak import të fletëve të duhanit, kryesisht kemi edhe një problem me atë që ka edhe kontrabandim të fletëve të duhanit por në nivele minimale, jorelevante në aspektin financiar”, deklaroi ai.
Qendra Kosovare për Avokim dhe Zhvillim (KADC), ka realizuar një hulumtim për nivelin e ekspozimit ndaj tymit të duhanit dhe qëndrimet e qytetarëve lidhur me politikat e kontrollit të duhanit në Kosovë, ku vërtetohet se ekspozimi i qytetarëve ndaj tymit të duhanit është shumë i madh me 81.4 për qind në bare, kafene dhe restorante. Derisa në vendin e punës ekspozimi ndaj tymit të duhanit është më i ulët me 27 për qind dhe në shtëpi mbi 30 për qind.
Rezultatet e hulumtimit kanë treguar një nivel të lartë të përkrahjes së popullatës për masat e kontrollit të duhanit, ku 84.7 për qind e tyre janë shprehur në favor të ndalimit të pirjes së duhanit në bare, kafene dhe restorante dhe 98.5 për qind në favor të ndalimit të pirjes së duhanit në institucionet publike.
Menaxheri i organizatës KADC, Arben Lila, thotë për KosovaPress, se 37.7 për qind e popullsisë në vendin tonë, konsumojnë duhan, derisa theksoi se mbi 80 për qind e qytetarëve, janë kundër pijes së duhanit në vendin e punës.
“37.7 për qind e popullatës e pinë duhanin, prej tyre mbi 45 për qind meshkuj, kurse femra rreth 30 për qind. Mbi 80 për qind e qytetarëve janë në favor të politikave të kontrollit të duhanit, domethënë janë kundër ekspozimit ndaj tymit të duhanit. Po ashtu, janë në favor të ndalimit të pijes së duhanit në vendin e punës, në institucionet publike. Pas kësaj ne kemi dashur të shohim se sa janë të kënaqur qytetarët me punën e autoriteteve përgjegjëse dhe ka dalë që qytetarët e Kosovës janë shumë të pakënaqur me punën e tyre, 4.2 për qind janë të kënaqur, mbi 90 për qind të pa kënaqur me punën e tyre”, thotë Lila.
Ndër të tjera ai thotë se organizata e tyre së bashku me MSH-në, kanë hartuar drafte udhëzimin, i cili rregullon çështjen e vërejtjeve shëndetësore me fotografi, mirëpo siç thotë ai ky udhëzim po qëndron i mbyllur në sirtarët e ministrive.
“Për kundër që ligji për kontrollin e duhanit prej vitit 2016 thotë që në pakot e duhanit duhet të jenë fotografit ilustruese, ne organizata jonë në bashkëpunim me MSH-në, kemi hartuar një drafte udhëzim, i cili mandaton dhe rregullon çështjen e vërejtjeve shëndetësore me fotografi. Mirëpo ky udhëzim administrativ ka qëndruar i mbyllur në sirtarët e Ministrave, asnjëri prej tyre nuk e ka nënshkruar, për shkak të ndikimit të madh të industrisë së duhanit në instancat më të mëdha politike”, deklaroi ai.
Me këtë hulumtim, Lila thotë se pretendojnë të ndikojnë te qeveria dhe autoritetet përgjegjëse për zbatimin e ligjit.
“Gjetjet e këtij hulumtimi duhet të shërbejnë qeverisë dhe autoriteteve përgjegjëse për zbatimin e ligjit, sepse në këtë hulumtim shihet që përkrahja e qytetarëve për zbatimin e ligjit është shumë e madhe dhe janë të pakënaqur me punën e autoriteteve përgjegjëse dhe janë në favor të ndalimit të pijes së duhanit në vende publike”, thotë Lila.
Brenda 5 mujorin e fundit, në Kosovë kanë hyrë rreth 700 tonë duhan.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Deklarimi i pasurisë, ja sa zyrtarë publikë pritet të deklarojnë pasurinë sivjet

Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Zbuloni rrezet e kursimeve - Konsultime FALAS për panelet solare me Muqa Solar!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës